Back Vijojnë takimet rajonale të bashkëpunimit rreth zbatimit të ligjit për përfundimin e proceseve tranzitore të pronësisë

Vijojnë takimet rajonale të bashkëpunimit rreth zbatimit të ligjit për përfundimin e proceseve tranzitore të pronësisë

Kreu i Zyrës së Këshillit të Evropës në Tiranë, Jutta Gützkow, ka vijuar takimet rajonale me stafin e kadastrës dhe autoritetet vendore përkatëse të Durrësit, Krujës, Bulqizës dhe Dibrës duke u fokusuar në sfida të rëndësishme praktike dhe aspekte të lidhura me zbatimin e ligjit 20 /2020 për përfundimin e proceseve kalimtare të pronësisë. Këto vizita janë pjesë e asistencës së vazhdueshme për Agjencinë Shtetërore të Kadastrës dhe agjencitë e tjera publike të përfshira në zbatimin e ligjit 20/2020 si dhe edukimin ligjor të pronarëve.

Diskutimet e frytshme me kryetarët e bashkive Mat, Agron Malaj, dhe Bulqizë, Lefter Alla, si dhe me përfaqësues të zyrave vendore të kadastrës pasuruan idetë për bashkëpunim të mëtejshëm në kuadër të projektit të përbashkët të Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës “Mbështetja e zbatimit të vendimeve gjyqësore dhe lehtësimin e ekzekutimit të vendimeve të GJEDNJ në Shqipëri (D-REX)”, në kuadër të “Instrumentit Horizontal për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë 2019-2022”.

 

 

 

Shqipëri 3 nëntor 2021
  • Diminuer la taille du texte
  • Augmenter la taille du texte
  • Imprimer la page