Back Nis projekti i ri në mbështetje të reformës së administratës publike në nivel vendor në Shqipëri

Nis projekti i ri në mbështetje të reformës së administratës publike në nivel vendor në Shqipëri

Këshilli i Evropës, me mbështetjen financiare të qeverisë gjermane, nisi projektin e ri të bashkëpunimit Mbështetja e Reformës së Administratës Publike në nivel vendor në Shqipëri. Projekti ka për qëllim të forcojë qeverisjen vendore dhe zbatimin e harmonizuar të menaxhimit të burimeve njerëzore dhe praktikave të qeverisjes së mirë demokratike në administratën publike. Gjithashtu do të kontribuojë në fuqizimin e kuadrit institucional dhe mekanizmave për trajnimin dhe zhvillimin e kapaciteteve të nëpunësve publikë dhe të zgjedhurve në nivel vendor.

Përfaqësuesit e institucioneve partnere kyçe, duke përfshirë këtu Ministrinë e Brendshme, Departamentin e Administratës Publike, Shkollën Shqiptare të Administratës Publike, Agjencinë për Mbështejtjen e Vetëqeverisjes Vendore, Komisionerin për Mbikqyrjen e Shërbimit Civil dhe Shoqatat e qeverisjes vendore, të cilët u përfshinë aktivisht në takimin e Komitetit Drejtues të projektit, duke konfirmuar angazhimin e tyre ndaj objektivave të projektit, të cilat janë në linjë me dokumentet strategjikë kryesorë të qeverisjes vendore në Shqipëri dhe me agjendën e integrimit në BE.

Tiranë, Shqipëri 28 mars 2023
  • Diminuer la taille du texte
  • Augmenter la taille du texte
  • Imprimer la page