Back

Modul udhëzimi i ri dhe mbështetje për policimin e krimeve të urrejtjes kundër komunitetit LGBTI në Shqipëri

Shqipëri 03 prill 2018
  • Diminuer la taille du texte
  • Augmenter la taille du texte
  • Imprimer la page
  • Imprimer en PDF
Modul udhëzimi i ri dhe mbështetje për policimin e krimeve të urrejtjes kundër komunitetit LGBTI në Shqipëri

Pas përgatitjes së një udhëzuesi të ri mbi "Policiming e krimeve të urrejtjes kundër personave LGBTI: Trajnim për një përgjigje Profesionale Policore", mbi 150 policë nga e gjithë Shqipëria janë aftësuar gjatë një periudhe 2 mujore, në identifikimin dhe adresimin e krimeve të urrejtjes ndaj personave LGBTI. Moduli udhëzues bazohet në standardet e Këshillit të Evropës dhe qëllimi i tij është të ofrojë ndihmë, informacion dhe të përmirësojë njohuritë thelbësore të zbatuesve të ligjit mbi krimin e urrejtjes kundër personave LGBTI dhe për të forcuar aftësitë e tyre dhe aftësitë praktike për të hetuar krimet e urrejtjes.

Nëpunësit e policisë janë trajnuar për përdorimin e modulit, ndërkohë që kanë freskuar dhe zgjeruar njohuritë dhe aftësitë e tyre për të punuar me komunitetet LGBTI dhe për të hetuar krimet e urrejtjes kundër personave LGBTI. Udhëzuesi është përfshihet më tej në kurrikulat mësimore të Fakultetit të Hetimit të Krimit" të Akademisë së Sigurisë si pjesë e trajnimit të saj bachelor dhe të vazhdueshëm.

Aktivitetet u zhvilluan në kuadër të mekanizmit të përbashkët të Bashkimit Europian/Këshillit të Evropës "Parandalimi dhe luftimi i diskriminimit në bazë të orientimit seksual dhe identitetit gjinor në Shqipëri", në kuadër të programit "Instrumenti Horizontal për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë".

 

 

 


Kontakte Kontakte

 +355 4 45 40 201

E-mail