Back

Aktivitet prezantimi: Luftimi i dhunës ndaj grave në epokën dixhitale - duke përdorur Konventën e Stambollit

23 nëntor 2021
  • Diminuer la taille du texte
  • Augmenter la taille du texte
  • Imprimer la page
  • Imprimer en PDF
Aktivitet prezantimi: Luftimi i dhunës ndaj grave në epokën dixhitale - duke përdorur Konventën e Stambollit

Data : 24/11/2021

Ora: 3.30 pm CET - 5.30 pm CET

Kohëzgjatja: 2 orë

Gjuha: Anglisht

Organizator: Këshilli i Evropës

 Transmetim drejtpërdrejt në faqen Facebook të Këshillit të Evropës – Drejtoria e Përgjithshme për Demokraci

 

Rekomandimi i Përgjithshëm nr. 1 i miratuar nga GREVIO mbi Dimensionin Dixhital të Dhunës ndaj Grave

Në maj 2021, një konferencë e titulluar "Barazia Gjinore dhe Konventa e Stambollit: një dekadë veprimtari", organizuar nga Divizioni i Këshillit të Evropës për Dhunën kundër Grave, shënoi 10 vjetorin e hapjes për nënshkrim të Konventës së Stambollit. Gjashtë muaj më vonë, në mbledhjen e tij të 25-të, Grupi i Ekspertëve për luftën kundër dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje (GREVIO) miratoi rekomandimin e tij të parë të përgjithshëm mbi dimensionin dixhital të dhunës ndaj grave.

E inkurajuar nga anonimiteti dhe automatizimi, dhuna ndaj grave në internet dhe e lehtësuar nga teknologjia është e përhapur dhe shumë forma të dhunës që ndodhin jashtë internetit përsëriten dhe madje intensifikohen përmes mjeteve dixhitale. Për të rritur ndërgjegjësimin për këtë çështje shumë aktuale, Divizioni i Këshillit të Evropës për Dhunën Kundër Grave organizon të mërkurën, më 24 nëntor 2021, një aktivitet prezantimi.

Aktiviteti do të përfshijë një prezantim të Rekomandimit të Përgjithshëm nga Iris Luarasi, Presidente e GREVIO-s, si dhe ndërhyrje nga Dunja Mijatovic, Komisionere e Këshillit të Evropës për të Drejtat e Njeriut, Nina Nordström, Kryetare e Komitetit të Palëve në Konventën e Stambollit ,dhe Claudia Luciani, Drejtoreshë për Dinjitetin Njerëzor, Barazinë dhe Qeverisjen në Këshillin e Evropës. Kjo tryezë e rrumbullakët diskutimi do t'u japë folësve mundësinë të paraqesin qëllimin dhe rëndësinë e rekomandimit të përgjithshëm me punën në terren, si dhe të theksojnë disa nga praktikat më premtuese.

 

PROGRAMI


Fjala e Mirëseardhjes

Claudia Luciani, Drejtoreshë për Dinjitetin Njerëzor, Barazinë dhe Qeverisjen, Këshilli i Evropës


Panel Diskutimi

Më e madhe, më e shpejtë, më abuzive: dimensioni dixhital i dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje dhe mënyrat për ta trajtuar atë duke përdorur Konventën e Stambollit

Pille Tsopp-Pagan, Zëvendëspresident i "Gratë kundër Dhunës në Evropë (WAVE)"

Kira Appel, Kryekonsulente dhe Zëvendës Shefe e Departamentit për Barazi Gjinore, Ministria e Punësimit e Danimarkës

Aleid van den Brink, anëtar i GREVIO dhe grupit të tij të punës mbi një rekomandim të përgjithshëm mbi dimensionin dixhital të dhunës ndaj grave

Arnaud Dechoux, Menaxher i Çështjeve Publike në Evropë, Kaspersky

 

Moderatore

 Johanna Nelles, Sekretare Ekzekutive e mekanizmit të monitorimit të Konventës së Stambollit

 

Fjalimet kyçe

Dunja Mijatović, Komisionere për të Drejtat e Njeriut, Këshilli i Evropës

Iris Luarasi, Presidente e GREVIO-s - Kalimi nga offline në online: aplikimi i Konventës së Stambollit në dimensionin dixhital të dhunës ndaj grave

Nina Nordström, Kryetare e Komitetit të Palëve në Konventën e Stambollit - Mundësi për shtetet palë në trajtimin e dhunës ndaj grave në internet përmes Konventës së Stambollit

 

Fjalët përmbyllëse

 Roberto Olla - Shef i Departamentit të Dinjitetit dhe Barazisë Njerëzore

 

 


Kontakte Kontakte

 +355 4 45 40 201

E-mail