Back

Planet e reja të veprimit në mbështetje të romëve dhe egjiptianëve dhe LGBTI miratohen nga qeveria shqiptare

19 nëntor 2021
  • Diminuer la taille du texte
  • Augmenter la taille du texte
  • Imprimer la page
  • Imprimer en PDF
Planet e reja të veprimit në mbështetje të romëve dhe egjiptianëve dhe LGBTI miratohen nga qeveria shqiptare

Aprovimi i Planeve Kombëtare të Veprimit për pakicat rome dhe egjiptiane dhe (2021-2025) dhe për komunitetin LGBTI+ (2021-2027) konfirmon angazhimin e qeverisë shqiptare për të avancuar më tej agjendat përkatëse në përputhje me standardet dhe vlerat evropiane. Bashkimi Evropian dhe Këshilli i Evropës mbështetën autoritetet kombëtare në kryerjen e analizave gjithëpërfshirëse dhe një serie konsultimesh me komunitetet përkatëse në hartimin e planeve të reja të veprimit.

Plani Kombëtar i Veprimit për Romët dhe Egjiptianët, duke marë parasysh prioritetet e vendosura në Kuadrin Strategjik të BE-së për romët (2020-2030) dhe Planin Strategjik të Veprimit të Këshillit të Evropës për Përfshirjen e Romëve dhe Udhëtarëve (2020-2025), përfshin një kapitull të ri mbi “luftimin e antigjipsizmit”. Synohet që antigjipsizmi të njihet dhe adresohet në politikat publike përmes ndryshimeve sistemike dhe strukturale për të kontribuar për një shoqëri shqiptare të lirë prej diskriminimit kundër romëve dhe egjiptianëve.

Në të njëjtën linjë, plani i ri i veprimit LGBTI+ do të vazhdojë punën e katër viteve të fundit, duke patur një qasje të synuar bazuar në nevojat specifike të komunitetit shqiptar LGBTI, prekur prej krizës Covid-19. Gjithashtu, ka një fokus të veçantë në ofrimin efektiv të shërbimeve dhe promovimin e të drejtave të njeriut LGBTI në të gjithë vendin.

Bashkimi Evropian dhe Këshilli i Evropës, përmes programit “ROMACTED: Promovimi i qeverisjes së mirë dhe fuqizimit Rom në nivelin vendor” dhe projektit “Promovimi i Diversitetit dhe Barazisë në Shqipëri” do të vijojnë të mbështesin autoritetet përgjegjëse shqiptare në përmbushjen e objektivave të të dy planeve të veprimit, në bashkëpunim të ngushtë me organizatat e shoqërisë civile dhe komunitetet e synuara.

 

 

 


Kontakte Kontakte

 +355 4 45 40 201

E-mail