Back Prezantimi i komunikimit elektronik dhe shkëmbimit të dokumenteve ligjore në Shqipëri

Prezantimi i komunikimit elektronik dhe shkëmbimit të dokumenteve ligjore në Shqipëri

Një nga mjetet për të rritur efikasitetin e gjykatave dhe për të minimizuar vështirësitë e krijuara nga pandemia COVID-19 është përdorimi i komunikimit elektronik dhe shkëmbimi i dokumentave midis avokatëve dhe gjykatave. Me kërkesë të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë u organizua sot një takim koordinues me pjesëmarrjen e administratës së Gjykatës së Tiranës, Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Shkollës së Magjistraturës për të diskutuar hapat konkretë dhe mjetet për të mundësuar komunikimin elektronik dhe shkëmbimin e dokumentave.

Presidenti i Gjykatës së Lartë, Strasburg Z. Thierry Ghera ndau përvojën e Francës mbi dematerializimin në gjykata dhe shkëmbeu me pjesëmarrësit pikëpamje mbi hapat e mundshëm përpara në kontekstin shqiptar.

Aktiviteti është pjesë e një asistence më të gjerë të dhënë nën projektin e përbashkët të Bashkimit Evropian / Këshillit të Evropës "Përforcimi i Efikasitetit dhe Cilësisë së Sistemit të Drejtësisë në Shqipëri" (SEJ III) Këshillit të Lartë Gjyqësor, Gjykatave dhe Dhomës së Avokatisë në adresimin e çështjeve ligjore dhe atyre teknike të IT në pilotimin e një procesi të dematerializimit në gjykata, i cili do të jetë thelbësor për të rritur efikasitetin e sistemit të drejtësisë. Ishte vijim i vizitës studimore të organizuar në Strasburg në vitin 2019 me përfaqësues të Këshillit të Lartë Gjyqësor, Gjykatave dhe Shkollës së Magjistraturës, për të vëzhguar praktikat e mira në fushën e menaxhimit të fluksit të çështjeve dhe administrimit të gjykatave. Të gjithë përfaqësuesit e institucioneve përfituese ishin të interesuar të dëgjonin më shumë mbi praktikat më të mira evropiane për mundësimin e komunikimit elektronik dhe shkëmbimin e dokumenteve, dhe e konsideruan takimin shumë të dobishëm dhe në një kohë shumë të përshtatshme.

 

Ky aktivitet u organizua në kuadër të projektit SEJ III - "Përforcimi i Efikasitetit dhe Cilësisë së Sistemit të Drejtësisë në Shqipëri", i cili është pjesë e programit "Instrumenti Horizontal për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë 2019-2022", bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Këshilli i Evropës dhe zbatuar nga Këshilli i Evropës.

 

 

Tiranë 7 tetor 2020
  • Diminuer la taille du texte
  • Augmenter la taille du texte
  • Imprimer la page