Back Dita Ndërkombëtare Kundër Homofobisë, Transfobisë dhe Bifobisë - IDAHOT 2020 në Shqipëri

Dita Ndërkombëtare Kundër Homofobisë, Transfobisë dhe Bifobisë - IDAHOT 2020 në Shqipëri

Projekti mbi “Promovimin e Diverstitetit dhe Barazisë në Shqipëri” nën programin e përbashkët të Bashkimit Evropian / Këshillit të Evropës “Instrumenti Horizontal për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë” dhe njësia e Këshillit të Evropës për Orientimin Seksual dhe Identitetit Gjinor (SOGI) po mbështesin organizatat “Aleanca LGBTI”, “Pro LGBTI” dhe Streha LGBTI për lançimin e një serie eventesh dhe aktivitetesh për të kremtuar Ditën Ndërkombëtare kundër Homofobisë, Transfobisë dhe Biphobisë – IDAHOT 2020 dhe 10 vjetorin e Marshimit të Krenarisë në Shqipëri.

Duke konsideruar situatën e krijuar nga pandemia COVID-19, është marrë vendimi për t’u bashkuar dhe për të gjetur mënyra kreative për të inspiruar, mbështetur dhe angazhuar komunitetet LGBTI, kësaj here “ONLINE”.

 

Aktivitetet kryesore do të zhvillohen gjatë periudhës 11-17 maj si në vijim:

 

  1. Jeta në #karantinë: një fushatë ONLINE mbi shfaqjen e videove të cilat pasqyrojnë historitë e mënyrës se si komuniteti LGBTI po përjeton karantinën, e cila ka për qëllim edhe të krijojë një linjë paralele ndërmjet faktit se për personat e komunitetit LGBTI, distancimi social nuk është kusht i ri pasi është përjetuar përgjatë gjithë jetës, por rezilienca e tyre ka bërë të mundur t’i mbijetojnë dhe të fitojnë kundër tij.
    Materialet audio vizuale do të vihen në dispozicion nga anëtarët e komunitetit të cilët dëshirojnë të ndajnë historitë dhe eksperiencat e tyre. Po planifikojmë prodhimin e rreth 20 videove, disa prej të cilëve do të përkthehen në anglisht. Urojmë që kjo nisëm të jetë pikënisje e krijimit të një fushate me Histori Gojëdhënash LGBTI në gjithë botën, pasi mendojmë se eksperiencat jetësore dhe historitë LGBTI janë keqkuptuar, keqinterpretuar dhe përfaqësuar më pak historikisht.
  2. Read Queer: një libër online i cili prezanton ndaj komunitetit LGBTI dhe publikut të gjerë shkrimtarët më të njohur Queer dhe feministë në histori. Qëllimi i këtij eventi është rritja e nivelit të ndërgjegjësimit dhe njohurisë rreth çështjeve LGBTI të trajtuara në letërsi dhe kulturë.
  3. #QueerGotTalent: një shfaqje online e talenteve e cila ka për qëllim fuqizimin e komunitetit LGBTI në art dhe angazhimin e komunitetit duke e mbajtur atë larg stresit të krijuar nga karantina. Individët e talentuar LGBTI po dërgojnë videot e tyre në të cilët performohen disiplina të ndryshme që do të shpërndahen në faqet Facebook dhe Instagram te Alenacës. Procesi i votimit është publik dhe më 17 maj – çmimet IDAHOT do të shpërndahen ndaj finalistëve për përformancat më të mira.
  4. Krenaria në Ballkon: për shkak të faktit se Marshimi i Krenarisë nuk mund të mbahet më 17 maj si në eventin e zakonshëm të Marshimit të Krenarisë në Tiranë, një formë e re Krenarie është krijuar duke realizuar një video të komunitetit LGBTI dhe Aleatëve të cilët do të valëvisin flamurin LGBTI nga ballkonet e tyre. Video do të shfaqet më 17 maj, “Ditën Ndërkombëtare kundër homofobisë dhe transfobisë”.
  5. #BisedimeQueer: një shfaqje online me intervista të aktivistëve LGBTI të dhëna nga figurat publike, Ambasadorët, Komisionarët kundër Diskriminimit, Avokatët e popullit të Ballkanit dhe të Shqipërisë, etj. Shfaqja ka për qëllim të rrisë ndërgjegjësimin mbi sfidat dhe realitetin e komunitetit LGBTI në shtete të ndryshme të Ballkanit.
  6. Webinare rajonale online me aktivistët LGBTI nga Ballkani mbi “Mënyrën se si lëvizjet LGBTI janë sfiduar nga pandemia COVID-19”. Qëllimi i webinarit do të jetë krijimi i mundësisë për aktivistët për të ndarë praktikat e tyre më të mira të punës, eksperiencat dhe sfidat që rrjedhin nga situata e COVID-19.
  7. Muaj i Historisë LGBTI: një fushatë online e cila ka për qëllim prezantimin ndaj publikut të përgjithshëm dhe komunitetit LGBTI të informacionit mbi njerëzve dhe aktivistëve më të famshëm LGBTI të cilët kanë ndihmuar në riorganizimin e botës.
  8. Parada e Krenarisë në Tiranë ndër vite: Video e cila do të ndahet në rrjete sociale dhe në kanalet e tjera përshkruan historinë e Paradës së Krenarisë që kur ka nisur në Shqipëri dhe mënyrën se si është zhvilluar ndër vite në një lëvizje sociale.
  9. Ekspozitë fotografie ‘’Queer në Karantinë’’: një ekspozitë fotografie virtuale me fotografi të portreteve të jetëve të njerëzve queer në Ballkan të cilët jetojnë në karantinë. Ekspozita do të shpërndahet në rrjetet sociale të organizatave të ndryshme në Ballkan dhe do të jetë e hapur përgjatë gjithë javës.
  10. Marshimi i Krenarisë Gei në Tiranë - 15 maj: për herë të parë Marshimi i Krenarisë do të mbahet online në platformën Zoom. Rreth 500 persona pritet t’i bashkohen kremtimit. Një video përfundimtare e Marshimit të Krenarisë në Zoom do të shpërndahet në rrjete sociale.

 

 

Tiranë, Shqipëri 11 Maj 2020
  • Diminuer la taille du texte
  • Augmenter la taille du texte
  • Imprimer la page