Back Ndikimi dhe mësimet e krizës shëndetësore në efikasitetin e drejtësisë dhe funksionimin e sistemeve gjyqësore

@Shutterstock.com

@Shutterstock.com

Gjatë kësaj pandemie COVID-19, janë bërë përpjekje të vazhdueshme nga vendet anëtare të Këshillit të Evropës për të siguruar funksionimin e gjykatave dhe përshtatjen në një kohë të shkurtër me rrethanat e reja brenda burimeve ekzistuese. Për të diskutuar dhe reflektuar mbi efektet e krizës, një mbledhje plenare virtuale u mbajt më 10 Qershor, duke bërë së bashku anëtarët dhe vëzhguesit e Komisionit Evropian për Efikasitetin e Drejtësisë (CEPEJ).

Shpërndarja e drejtësisë dhe funksionimi i gjykatave gjatë dhe pas pandemisë ishin në fokus të diskutimeve, përfshirë vlerën e shtuar që CEPEJ mund t’u jap vendeve anëtare në periudhën pas pandemisë. Pjesëmarrësit shkëmbyen përvojat dhe mësimet e nxjerra nga kriza e fundit me qëllim rritjen e efektëshmërisë së sistemit gjyqësor në vendet anëtare të Këshillit të Evropës që respektojnë plotësisht të drejtat e njeriut dhe sigurojnë kërkesat për një gjykim të drejtë. Shumë nga këto çështje janë trajtuar në përpilimin e zgjidhjeve dhe masave të CEPEJ të vendosura për vendet anëtare për të siguruar funksionimin e sistemit gjyqësor evropian në kontekstin e pandemisë COVID-19.

Dy përfaqësuese të spikatura shqiptare, Ornela Naqellari, Kryetare e Gjykatës së Rrethit Lezhë, dhe Brikena Ukperaj, anëtare e Këshillit të Lartë Gjyqësor, ndanë përvojën dhe asistencën e marrë në kuadër të programit të Bashkimit Evropian/Këshillit të Evropës "Instrumeti Horizontal për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë - II", nën projektin "Forcimi i Cilësisë dhe Efikasitetit të Drejtësisë" (SEJ III), i cili rezultoi shumë i dobishëm në përshtatjen me sfidat e pandemisë.

Takimi virtual u përmbyll me miratimin nga CEPEJ të "Deklaratës mbi mësimet e nxjerra dhe sfidat me të cilat përballet gjyqësori gjatë dhe pas pandemisë COVID-19" (anglisht).

Aktiviteti është organizuar në kuadër të Kryesisë greke të Komitetit të Ministrave për të cilin tema kryesore është "Mbrojtja e jetës njerëzore dhe shëndetit publik në një situatë pandemike, menaxhimi efektiv i krizës shëndetësore në respektimin e plotë të të drejtave të njeriut, parimeve të demokracisë dhe sundimit të ligjit ".

 

10 qershor 2020
  • Diminuer la taille du texte
  • Augmenter la taille du texte
  • Imprimer la page