Back Zhvillohet në Shqipëri kurs online i HELP-it mbi qasjen e grave në drejtësi

Zhvillohet në Shqipëri kurs online i HELP-it mbi qasjen e grave në drejtësi

“Qasja e grave në drejtësi” për gëzimin paqësor të pronës (Protokolli i KeDNj-së), është një nga tre kurset online të platformës HELP (Edukimi mbi të Drejtat e Njeriut për Profesionistët në Fushën e Ligjit) të përshtatura në kontekstin shqiptar dhe tashmë e disponueshme për profesionistët e rinj në fushën e drejtësisë. Me mbështetjen e projektit të përbashkët të Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës “Mbështjetje për zbatimin e vendimeve gjyqësore dhe lehtësimin e zbatimit të gjykimeve të GjeDNj-së në Shqipëri” u organizuan leksione online gjatë 12, 17 dhe 18 Qershorit për më shumë se 200 studentë nga Universiteti i Tiranës si dhe praktikues të ligjit dhe të të drejtave të njeriut.

Leksionet kishin si qëllim të ndanin praktikat më të mira në fushë, dhe të kontribuojnë në rritjen e standardeve të respektimit të të drejtave të njeriut mes gjeneratave të reja të profesionistëve në fushën e drejtësisë.

Kurset e tjera online në platformën Edukimi mbi të Drejtat e Njeriut për Profesionistët në Fushën e Ligjit (HELP) përfshijnë “E drejta për një proces të rregullt ligjor në proceset penale” (Neni 6 i KeDNj-së) dhe “E drejta për të respektuar të drejtën private dhe familjare” (Neni 8 i KeDNj-së) që mund të përdoren pa pagesë nëpërmjet platformës online të HELP.

Ky aktivitet është organizuar në kuadër të projektit “Mbështjetje për zbatimin e vendimeve gjyqësore dhe lehtësimin e zbatimit të gjykimeve të GjeDNj-së në Shqipëri” financuar nga Bashkimi Evropian dhe Këshilli i Evropës dhe zbatuar nga Këshilli i Evropës në kuadër të programit të financimit "Instumenti Horizontal për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë 2019-2022".

 

 

 

Shqipëri 23 qershor 2020
  • Diminuer la taille du texte
  • Augmenter la taille du texte
  • Imprimer la page