Back Takimi final i Komitetit Drejtues të Projektit të Burgjeve në Shqipëri

Takimi final i Komitetit Drejtues të Projektit të Burgjeve në Shqipëri

Asistenca ndaj administratës së burgjeve në Shqipëri për të përmirësuar zbatimin e kritereve të profesionalitetit dhe ndershmërisë në punësimin e stafit dhe trajnimin e tyre, regjimin e të burgosurve bazuar në vlerësimin e riskut dhe zbatimin e standarteve të Këshillit të Evropës për kujdesin mjekësor si edhe ndërmarrja e hapave për përmirësimin e shërbimit mjekësor ndaj të sëmurëve mendor ishin fokusi i takimit final të Komitetit Drejtues të projektit të Instrumentit Horizontal “Përmirësimi i të drejtave të të burgosurve në Shqipëri” i cili u mbajt në 27 qershor, pranë Europe House. Ky takim shërbeu si një platformë për të vlerësuar progresin dhe përfundimet e arritura si dhe për të diskutuar mbështetjen për te ardhmen.

Takimi gjithashtu ofroi mundësinë e diolugut konstruktiv me shoqërinë civile dhe donatorëve të tjerë në fushën e burgjeve. Idetë mbi inisiativat në vazhdim u përqëndruan në hartimin e një plani verprimi ndër ministror për themelimin dhe menaxhimin efektiv të spitalit të ri psikiatrik për pacientët forensik. Më shumë se 300 personel i integruar në tërësi kryesisht nga administrata e burgjeve kanë përfituar nga aktivitetet e projektit.

Në takimin e Komitetit Drejtues morrën pjesë përfaqësuesi i Delegacionit të Bashkimit Evropian në Tiranë për të drejtat e njeriut, Drejtori i Përgjithshëm i Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, përfaqësues nga Ministria e Drejtësisë, Ministria e Shëndetësisë, Mekanizmi Kombëtar Parandalues, Organizata për Bashkëpunim dhe Siguri në Evropë (OSBE) si edhe OJF-të.

Projekti është pjesë e “Instrumentit Horizontal për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë” bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Këshilli i Evropës dhe zbatuar nga Këshilli i Evropës.

 

 

Tiranë 28 qershor 2018
  • Diminuer la taille du texte
  • Augmenter la taille du texte
  • Imprimer la page