Back Fushata Fake ≠ Fact prezantohet në Tiranë

Fushata Fake ≠ Fact prezantohet në Tiranë

Projekti Forcimi i Edukimit për Qytetarinë Demokratike në Shqipëri” sjell në Tiranë iniciativën e Institutit Suedez Fake ≠ Fact, iniciativë e cila u prezantua sot në Tiranë me hapjen e një ekspozite me të njëjtin emër, duke synuar të rrisë ndërgjegjësimin e të rinjve për rëndësinë e mendimit kritik ndaj burimeve të informacionit në klasë. Ekspozita është konceptuar me synimin që t’i pajisë të rinjtë me mjetet e nevojshme për të identifikuar teknikat e zakonshme naarative që mund të përmbajnë informacione të rreme dhe çorientuese.

Gjatë ceremonisë së hapjes së aktivitetit, Kreu i Zyrës së Këshillit të Evropës në Tiranë, Jutta Gützkow, dhe Ambasadorja e Suedisë në Tiranë, Elsa Håstad, nënvizuan se përhapja e informacionit të rremë mund të ketë efekte katastrofike si për individët ashtu edhe për shoqërinë në tërësi. Zëvendësministrja e Arsimit, Nina Guga theksoi rëndësinë që ka pajisja e nxënësve me kompetenca për kulturë demokratike për të identifikuar dhe luftuar narrativat e rreme, ndërsa nënkryetarja e Bashkisë Tiranë, Keti Luarasi vlerësoi pjesëmarrjen dhe rolin aktiv të të rinjve në promovimin e vlerave demokratike dhe të të drejtave të njeriut.

Ekspozita Fake ≠ Fact Info Lab do të qëndrojë e hapur në Tiranë përgjatë një jave, e më pas do të udhëtojë tek të rinjtë në qytetet e tjera shqiptare. Një konkurs video me të njëjtën temë do të organizohet në kuadër të fushatës dhe do të promovohet në kanale të ndryshme mediatike.

Fushata zhvillohet në kuadër tëe projektit të Këshillit të Evropës Forcimi i Edukimit për Qytetarinë Demokratike në Shqipëri” financuar nga Agjencia Suedeze për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ndërkombëtar (Sida).

 

 

 

Tiranë 4 tetor 2022
  • Diminuer la taille du texte
  • Augmenter la taille du texte
  • Imprimer la page