Back Lufta kundër Gjuhës së Urrejtjes dhe roli i të rinjve: një diskutim publik në Vlorë

Lufta kundër Gjuhës së Urrejtjes dhe roli i të rinjve: një diskutim publik në Vlorë

Cilat janë format e ndryshme që po merr gjuha e urrejtjes? Cilat janë shkaqet dhe pasojat e gjuhës së urrejtjes në nivel individual por edhe në shoqëri? Si mundet të rregullohet gjuha e urrejtjes dhe ccfarë mund të bëhët për të luftuar urrejtjen?

Këto ishin disa nga tematikat e diskutuara me në publik studentët dhe profesionistët e rinj në Universitetin e Vlorës në kuadër të “Javës kundër Diskriminimit” e cila po mbahet në Shqipëri në kuadër të iniciativës së Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi dhe po mbështetet nga projekti i përbashkët i Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës “Promovimi i Diversitetit dhe Barazisë në Shqipëri”.

Kreu i Zyrës së Këshillit të Evropës në Tiranë, znj Jutta Gützkow, kujtoi me pjesëmarrësit rëndësinë e kushtuar nga dhe rolin e Këshillit të Europës në mbështetjen e reformave në fusha të ndryshme në vend, si dhe me fokus të vecantë ndaj gjuhës së urrejtjes. Gützkow gjatë fjalës së saj iu referua neneve të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut: Neni 10 për lirinë e shprehjes dhe Neni 14 për ndalimin e diskriminimi dhe Rekomandimeve të Komisionit Evropian kundër Racizmit dhe Intolerancës (ECRI). "Është bindja e jonë që lufta ndaj racizmit dhe intolerancës mund të jetë e efektshme vetëm nëse mesazhi anti-racist dhe pro-tolerant kalon nga rrafshi evropian në atë kombëtar në mënyrë që të arrij gjithë sektorët e shoqërisë. Në këtë kontekst, ne konsiderojmë se organet e barazisë kanë një rol kryesor si partner në nivelin kombëtar bazuar në një qëllim të përbashkët për të siguruar zbatimin e plotë të legjislacionit dhe politikave për të luftuar përdorimin e gjuhës së urrejtjes. ... " theksoi Gützkow.

Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi, z. Robert Gajda, dhe Avokatja e Popullit, znj. Erinda Ballanca, që përfaqësojnë dy institucione kryesore në mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave themelore të njeriut, shtjelluan përpjekjet e bëra nga institucionet përkatëse dhe rëndësinë e kundërshtimit të gjuhës së urrejtjes për një shoqëri tolerante dhe demokratike.

Një tjetër iniciativë e rëndësishme u soll në vëmendja gjatë këtij eventi. "Aleanca Pa Urrejtje" e themeluar rishtazi ndërmjet Avokatit të Popullit; Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi; Autoritetit të Mediave Audiovizive dhe Këshillit Shqiptar të Medias u prezantua ndaj publikut duke përshkruar në detaj rolin dhe rëndësinë e saj, veçanërisht, në mbrojtjen dhe promovimin e diversitetit dhe luftën kundër gjuhës së urrejtjes në Shqipëri.

 

 

 

Vlorë 06 shkurt 2020
  • Diminuer la taille du texte
  • Augmenter la taille du texte
  • Imprimer la page