Back Nisin raundet e konsultimit mbi kuadrin nënligjor për Strehimin Social

Nisin raundet e konsultimit mbi kuadrin nënligjor për Strehimin Social

Aprovimi i ligjit “Për Strehimin Social” në maj 2018 shënoi një zhvillim të rëndësishëm në vendosjen e standarteve të reja mbi parandalimin e dëbimit me forcë për minoritetet e skajuara dhe kuota prej 5% për përfituesit rom sipas të gjitha gjashtë programeve të parashikuara të strehimit.

Ministria e Financave dhe Ekonomisë në Shqipëri, nisi hartimin e kuadrit nënligjor, që do tí japë veprim ligjit në praktikë. Nën këtë kuadër, u mbajt takimi i parë konsultativ më 14 janar 2019, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve prej njësive të qeverisjes vendore, institucioneve kombëtare publike dhe organizatave të shoqërisë civile. Aktet nënligjore do të prezantohen edhe gjatë mbledhjes së Këshillit Konsultativ midis qeverisjes qendrore dhe vendore më 23 janar 2019.

Ky proces mbështetet prej programit “Askush te Mos Mbetet Pas” të zyrës së Kombeve të Bashkuara (OKB) në Shqipëri dhe programit të përbashkët të Bashkimit Europian dhe Këshillit të Europës “ROMACTED: Promovimi i Qeverisjes së Mirë dhe Fuqizimi i Romëve në Nivel Vendor”. Të gjitha aktet nënligjore pritet të aprovohen brenda muajit maj 2019.

 

 

Tiranë 15 Janar 2019
  • Diminuer la taille du texte
  • Augmenter la taille du texte
  • Imprimer la page