Back Tryezë konsultimi mbi ligjin e ri të lobimit në Shqipëri

Tryezë konsultimi mbi ligjin e ri të lobimit në Shqipëri

Këshilli i Evropës mbështeti një tryezë konsultimi për projektligjin për lobimin, të organizuar nga Ministri i Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin. Legjislacioni i propozuar përbën një hap të rëndësishëm drejt promovimit të transparencës dhe llogaridhënies në proceset vendimmarrëse, ruajtjes së interesit publik dhe forcimit të besimit të publikut tek institucionet.

Ekspertiza e Këshillit të Evropës prezantoi pikat kryesore të projektligjit për përfaqësuesit e institucioneve, organizatat e shoqërisë civile, partnerët dhe ekpertët, duke theksuar praktikat më të mira në Evropë. Ky sesion nxiti diskutime konstruktive si mbi parimet themelore ashtu edhe detajet teknike të legjislacionit të propozuar.

Pjesëmarrësit theksuan rëndësinë e konsultimeve gjithëpërfshirëse dhe koordinimit të mirë ndërinstitucional, dhe nënvijëzuan se këto elemente janë thelbësore për zbatimin efektiv të ligjit. Një kuadër ligjor i qartë, koherent dhe lehtësisht i zbatueshëm, i cili pasqyron shqetësimet e të gjithë aktorëve, u identifikua si një kërkesë thelbësore.

Autoritetet shqiptare synojnë ta finalizojnë dhe miratojnë ligjin brenda këtij viti. Pas miratimit, projekti do të mbështesë krijimin e regjistrit të parë digjital të lobimit në Shqipëri, i cili do të jetë një instrument kyç për një qeverisje më transparente, të përgjegjshme dhe me integritet.

Kjo nismë është pjesë e projektit “Forcimi i Qëndrueshmërisë së Sektorit Publik ndaj Korrupsionit”, i cili bashkëfinancohet nga Këshilli i Evropës dhe Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), dhe zbatohet nga Këshilli i Evropës.

Tiranë, Shqipëri 3 dhjetor 2025
  • Diminuer la taille du texte
  • Augmenter la taille du texte
  • Imprimer la page


 

Kontakte

 Sheshi Skenderbej,
Pallati i Kulturës, kati i 3-të,
Tiranë

 +355 4 45 40 201

E-mail