Back Përmbyllja e një sërë ngjarjesh rajonale me gjyqtarë për të kontribuar në harmonizimin e praktikës gjyqësore dhe të drejtave pronësore

Përmbyllja e një sërë ngjarjesh rajonale me gjyqtarë për të kontribuar në harmonizimin e praktikës gjyqësore dhe të drejtave pronësore

Një sërë diskutimesh rajonale me gjyqtarë dhe ekspertë shqiptarë u përmbyll me një shkëmbim dyditor mbi harmonizimin e praktikës gjyqësore që u zhvillua në Vlorë, me pjesëmarrjen e 20 gjyqtarëve nga Fieri dhe Shkodra. Ky shkëmbim kishte një fokus të veçantë në zbatimin e legjislacionit për trajtimin e pronës në përputhje me praktikën gjyqësore të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut (GJEDNJ). Gjatë takimit u diskutuan aspekte të rëndësishme që kanë të bëjnë me të drejtat e pronësisë dhe Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut, duke u ndalur në disa vendime të rëndësishme të GJEDNJ-së të nxjerra nga viti 2012, nga vendimi pilot Manushaqe Puto dhe të tjerë deri në vitin 2020 me Beshiri kundër Shqipërisë.

Seria prej 6 takimesh shkëmbimi që u zhvilluan në Pogradec, Vlorë, Gjirokastër, Kavajë dhe Lezhë, nisi në shkurt të viti 2020, ku dhe u përfshinë drejtpërdrejt rreth 150 gjyqtarë dhe profesionistë të tjerë ligjorë, nga 16 gjykata të rretheve, 5 gjykata administrative dhe 3 gjykata apeli në Shqipëri. Këto aktivitete, të cilat u organizuan falë një bashkëpunimi të ngushtë me Këshillin e Lartë Gjyqësor, synonin mbështetjen e gjyqësorit shqiptar në zhvillimin e mjeteve efektive të brendshme për ekzekutimin e vendimeve të GJEDNJ-së dhe mbështetjen e harmonizimit të praktikës gjyqësore në fushën e të drejtës së pronësisë.

Këto aktivitete rajonale u organizuan në kuadër të projektit “Mbështetja e zbatimit të vendimeve gjyqësore dhe lehtësimi i ekzekutimit të vendimeve të GJEDNJ-së në Shqipëri” në kuadër të programit “Instrumentit Horizontal për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë II”, një nismë bashkëpunimi që është bashkëfinancuar nga Bashkimin Evropian dhe Këshilli i Evropës dhe zbatohet nga Këshilli i Evropës.

 

 

 

Shqipëri 27 tetor 2021
  • Diminuer la taille du texte
  • Augmenter la taille du texte
  • Imprimer la page