Back

Qytetarët në Shqipëri informohen për regjistrimin e titujve të pronësisë së tokës

Tiranë 31 Maj 2021
  • Diminuer la taille du texte
  • Augmenter la taille du texte
  • Imprimer la page
  • Imprimer en PDF
Qytetarët në Shqipëri informohen për regjistrimin e titujve të pronësisë së tokës

Më 25-27 maj, 1200 qytetarë të 7 bashkive në rrethin e Tiranës përfituan drejtpërdrejt nga aktiviteti informues dhe ndërgjegjësues i organizuar nga Shoqata e Ndihmës Ligjore e Tiranës (TLAS) si pjesë e fushatës informuese dhe linjës së ndihmës që mbështet regjistrimin e titujve të pronësisë , financuar nga Bashkimi Evropian dhe Këshilli i Evropës. Linja e ndihmës: 0692093731 është në dispozicion nga e hëna në të premte, deri më 30 qershor 2021, për t'iu përgjigjur pyetjeve dhe kërkesave përkatëse nga qytetarët.

Për më tepër, materialet e ndërgjegjësimit që përfshinin postera dhe broshura si dhe takime personale plotësuan fushatën. “Kjo fushatë në terren erdhi si përgjigje ndaj shumë kërkesave që morëm nga qytetarët nëpërmjet linjës telefonike informuese, duke kërkuar nga ekipi ynë që të afrohemi me komunitetet. Për më tepër, “kjo qasje gjithashtu forcon bashkëpunimin jo vetëm me qytetarët por edhe me shërbimet lokale dhe të komunitetit" tha Rajmonda Bozdo, drejtoresha e TLAS.

Aktiviteti është organizuar në kuadër të projektit "Mbështetja e zbatimit të vendimeve gjyqësore dhe lehtësimi i ekzekutimit të vendimeve të GJEDNJ-së në Shqipëri" si pjesë e "Instrumentit Horizontal për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë II", një iniciativë bashkëpunimi e bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Këshilli i Evropës dhe zbatuar nga Këshilli i Evropës, i cili synon të sigurojë që të drejtat e pronarëve në Shqipëri të zbatohen në mënyrë efektive.

 

 

 


Kontakte Kontakte

 +355 4 45 40 201

E-mail