Back Profesionistë të sistemit penitenciar shqiptar rrisin njohuritë e tyre mbi standardet e Këshillit të Evropës për menaxhimin e çrregullimeve të shëndetit mendor dhe parandalimin e vetëvrasjeve/vetëlëndimeve në burgje

Profesionistë të sistemit penitenciar shqiptar rrisin njohuritë e tyre mbi standardet e Këshillit të Evropës për menaxhimin e çrregullimeve të shëndetit mendor dhe parandalimin e vetëvrasjeve/vetëlëndimeve në burgje

Bashkimi Evropian dhe Këshilli i Evropës po punojnë së bashku me Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve për të rritur ndërgjegjësimin dhe njohuritë e profesionistëve të shërbimit penitenciar Shqiptar mbi standardet e Këshillit të Evropës në lidhje me çrregullimet e shëndetit mendor dhe parandalimin e vetëvrasjeve.

Në datat 8 dhe 9 Nëntor 2021 u zhvillua në Tiranë një trajnim 2-ditor, me pjesëmarrjen e 34 psikologëve dhe punonjësve të sektorit të edukimit të ardhur nga e gjithë Shqipëria.

Trajnimi u konceptua duke kombinuar njohuritë akademike me ushtrimet praktike. Trajnimi u përshtat në kontekstin Shqiptar me skenarë të jetës reale të marra nga sistemi penitenciar Shqiptar. Të mbajtura nga një konsulent ndërkombëtar dhe një konsulent kombëtar, diskutimet mbuluan tema të rëndësishme si standardet ndërkombëtare për të dënuarit me çrregullime të shëndetit mendor; kontrolli i shëndetit mendor gjatë pranimit në IEVP; prezantim dhe diskutim mbi ankthin dhe çrregullimet e humorit; çrregullimet psikotike; nevojat specifike të shëndetit mendor për gratë; çrregullimi i stresit posttraumatik (PTSD); çrregullime të personalitetit (PD); çrregullime të përdorimit të substancave; etika mjekësore; ndërhyrjet në tranzicionin nga burgu në komunitet.

Gjithashtu, për të diskutuar me stafin e sistemit penitenciar standardet që lidhen me sinjalet e para, raportimin, referimin dhe parandalimin e vetëlëndimit dhe vetëvrasjes në burgje, gjatë datave 10 - 11 Nëntor 2021 u mbajt një trajnim në Tiranë për një ekip multidisiplinar prej 34 punonjësish të sistemit penitenciar të ardhur nga IEVP të ndryshme në Shqipëri.

Trajnimi ofroi jo vetëm njohuri teorike por edhe aspekte praktike të cilat u mblodhën në formën e ushtrimeve simuluese. Nderlidhja midis profesioneve u thellua gjatë ushtrimeve me role ndërmjet oficerëve të sigurisë dhe personelit mjekësor.

Stafi i trajnuar parashikohet të shërbejë në të ardhmen si koordinatorë të referimit në institucione të ndryshme penitenciare, në lidhje me parandalimin e vetëvrasjeve. Një Trajnim i Trajnerëve i dedikuar për shenjat e parandalimit të vetëvrasjeve dhe ndihmën e parë është planifikuar të bëhet me stafin e sigurisë në muajt në vijim.

Këto aktivitete u organizuan në kuadër të projektit “Përmirësimi i mbrojtjes së të drejtave të njeriut të personave të dënuar në Shqipëri”, si pjesë e iniciativës së përbashkët të Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës “Instrumenti Horizontal për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë 2019-2022”.

 

 

 

Tiranë 12 nëntor 2021
  • Diminuer la taille du texte
  • Augmenter la taille du texte
  • Imprimer la page