Back Organet shqiptare të qeverisjes së sistemit të drejtësisë diskutojnë standardet dhe strategjitë e komunikimit për rritjen e transparencës dhe komunikimit me median dhe publikun

Organet shqiptare të qeverisjes së sistemit të drejtësisë diskutojnë standardet dhe strategjitë e komunikimit për rritjen e transparencës dhe komunikimit me median dhe publikun

Udhëzuesi i CEPEJ-it për komunikimin në sektorin e drejtësisë dhe standardet kryesore për mbrojtjen e lirisë së shprehjes dhe medias ishin në fokus të një seminari të organizuar me njëzet përfaqësues nga organet e qeverisjes së Sistemit të Drejtësisë shqiptare.

Të mentoruar nga dy ekspertë të lartë të Këshillit të Evropës, pjesëmarrësit u njohën me parimet dhe mënyrat praktike për një komunikim efektiv dhe transparent me publikun. Shembujt e trajtuar u bazuan kryesisht në nenin 10 të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut (KEDNJ) dhe në praktikën gjyqësore të saj për mbrojtjen e lirisë së shprehjes dhe medias duke garantuar transparencën e institucioneve ligjore ndaj publikut.

Aktiviteti u mundësua nga bashkëpunimi i dy projekteve të përbashkëta të Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës, “Liria e Shprehjes dhe Liria e Medias në Shqipëri (JUFREX)” and ”Forcimi i Cilësisë dhe Efiçencës së Drejtësisë në Shqipëri (SEJ III)” në kuadër të nismës “Instrumenti Horizontal për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë 2019-2022

 

 

 

Tiranë 14-15 shtator 2022
  • Diminuer la taille du texte
  • Augmenter la taille du texte
  • Imprimer la page