Back Autoritetet shqiptare marrin mbështetje për të kryer vleësimin kombëtar të riskut kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit

Autoritetet shqiptare marrin mbështetje për të kryer vleësimin kombëtar të riskut kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit

Veprimi kundër Krimit Ekonomik në Shqipëri, nismë e përbashkët e Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës, po ofron mbështetje dhe po udhëzon institucionet përkatëse shqiptare në procesin e kryerjes së Vlerësimit të Katërt Kombëtar të Riskut kundër Pastrimi të Parave dhe Financimit të Terrorizmit.

Pas një kërkese të autoriteteve shqiptare për të ofruar asistencë teknike në zbatimin e metodologjisë të Këshillit të Evropës mbi Vlerësimin Kombëtar të Riskut, Veprimi kundër Krimit Ekonomik në Shqipëri së bashku me Drejtorinë e Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave të Ministrisë së Financave organizuan më 20 qershor 2022 një seminar për të prezantuar mjetet metodologjike të Këshillit të Evropës për të kryer Vlerësimin Kombëtar të Riskut kundër Pastrimit të Parave dhe Financimit të Terrorrizmit. Qëllimi i këtij seminari ishte ofrimi i shembujve praktikë për aplikimin e metodologjisë së Këshillit të Evropës, diskutimi i sfidave përkatëse që mund të hasen në zbatim e saj si dhe rritja e ndërgjegjësimit të të gjithë palëve të interesuara rreth procesit dhe kontributit që pritet nga secili institucion përgjegjës. Për të kontribuar në këtë seminar u mblodhën rreth 60 pjesëmarrës nga autoritetet kompetente mbikqyrëse, agjencitë e zbatimit të ligjit si dhe përfaqësues të shoqërisë civile dhe organizatave të biznesit.

Dy ekspertë të Këshillit të Evropës, me përvojë të pasur në metodologjinë e Këshillit të Evropës, paraqitën dhe diskutuan me pjesëmarrësit avantazhet e këtij mjeti, rëndësinë e procesit dhe rëndësinë e identifikimit, vlerësimit dhe kuptimit të qartë të risqeve të pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit. Përshtatja e metodologjisë së vlerësimit të riskut është e rëndësishme për zbatimin efektiv të rekomandimeve dhe masave parandaluese të propozuara nga Task Forca e Veprimit Financiar (FATF) duke duke bërë të mundur që Shqipëria të prioritizojë më mirë burimet e saj dhe t’i alokojë ato në mënyrë më të efektshme në luftën ndaj pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit.

Gjatë trainimit, Drejtoria e Përgjithshme e Parandalimit të Pastrimit të Parave e Ministrisë së Financave, si institucioni kryesor që udhëheq këtë proces, shprehu angazhimin e autoriteteve shqiptare për të bashkëpunuar efektivisht për hartimin e një Vlerësimi Kombëtar të saktë të Riskut kundër Pastrimit të Parave dhe Financimit të Terrorizmit. Ky Vlerësim do të kontribuojë në forcimin e parandalimit dhe luftën kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit në Shqipëri.

Këshilli i Evropës do të vazhdojë mbështetjen e autoriteteve shqiptare gjatë gjithë procesit të mbledhjes së të dhënave dhe analizës së informacioneve përkatëse, duke patur parasysh sigurimin e rezultateve të besueshme dhe në kohë të Vlerësimit Kombëtar të Riskut.

Veprimi kundër Krimit Ekonomik në Shqipëri është pjesë e “Instrumentit Horizontal për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë II”, një program i përbashkët i Bashkimit Europian dhe Këshillit të Europës, i cili synon të ndihmojë institucionet përfituese në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe Turqinë për të respektuar standardet e Këshillit të Evropës dhe të drejtën e Bashkimit Evropian në kuadër të procesit të zgjerimit.

 

 

 

Shqipëri 20 qeshor 2022
  • Diminuer la taille du texte
  • Augmenter la taille du texte
  • Imprimer la page