Back

Autoritetet shqiptare mbështeten për konsultimin e ndryshimeve të ligjit për trajtimin e pronës me ekspertë të fushës

Tiranë 12 prill 2022
  • Diminuer la taille du texte
  • Augmenter la taille du texte
  • Imprimer la page
  • Imprimer en PDF
Autoritetet shqiptare mbështeten për konsultimin e ndryshimeve të ligjit për trajtimin e pronës me ekspertë të fushës

Përfaqësues të lartë të institucioneve kryesore shqiptare që merren me të drejtat e pronësisë dhe ekspertë ligjorë, përfaqësues të grupeve të interesit morën pjesë në një sërë konsultimesh nga projekti i përbashkët Bashkimi Evropian /Këshilli i Evropës, "Mbështetja e zbatimit të vendimeve gjyqësore dhe lehtësimi i ekzekutimit të vendimeve të GJEDNJ në Shqipëri", në funksion të projekt-ndryshimeve të ligjit nr. 133/2015 “Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave”.

Ndryshimet e propozuara synojnë rregullimin e legjislacionit në fjalë në përputhje me kërkesat e vendimit të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut "Beshiri kundër Shqipërisë" dhe në përputhje me nenin 1 të Protokollit 1 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Konsultimet dhanë rekomandime konkrete për përmirësimin e draftit, duke synuar përfundimin e procesit të trajtimit dhe kompensimit të pronave brenda afateve ligjore dhe respektimin e detyrimeve ndërkombëtare.

Këto aktivitete u organizuan në kuadër të projektit “Mbështetja e zbatimit të vendimeve gjyqësore dhe lehtësimi i ekzekutimit të vendimeve të GJEDNJ në Shqipëri”, pjesë e programit të përbashkët të Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës "Instrumenti Horizontal për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë 2019-2022".

 

 

 


Kontakte Kontakte

 +355 4 45 40 201

E-mail