Back Shqipëria duhet të forcojë mbrojtjen e të drejtave të pakicave kombëtare

Komiteti Këshillimor mbi Konventën Kuadër për Mbrojtjen e Pakicave Kombëtare (FCNM)
Shqipëria duhet të forcojë mbrojtjen e të drejtave të pakicave kombëtare

Në opinionin e tij të katërt mbi Shqipërinë, Komiteti Këshillimor i Këshillit të Evropës mbi Konventën Kuadër për Mbrojtjen e Pakicave Kombëtare (FCNM) i kërkon Tiranës që të bëjë operacional ligjin për mbrojtjen e pakicave kombëtare nëpërmjet miratimit të legjislacionit të mëtejshëm.

Duke shqyrtuar progresin e bërë dhe duke dhënë rekomandime mbi bazë të vizitës së vitit të kaluar, Komiteti këmbëngul se parimi i vetëidentifikimit të lirë duhet të respektohet rreptësisht dhe se autoritetet nuk duhet të mbështeten më ekskluzivisht në të dhënat arkivore dhe në Regjistrin Themeltar të Gjendjes Civile kur verifikojnë vetë-deklarimet e personave që u përkasin pakicave kombëtare.

Romët dhe egjiptianët vazhdojnë të vuajnë nga pabarazia dhe diskriminimi, veçanërisht në nivel vendor. Përpjekje shtesë duhet të bëhen për të përmirësuar kushtet e tyre të jetesës, qasjen në punësim, arsim dhe kujdesin shëndetësor dhe për të promovuar integrimin e tyre në shoqëri. Duhet gjithashtu të sigurohen fondet e duhura për zbatimin e Planit Kombëtar të Veprimit 2016-2020 për integrimin e romëve dhe egjiptianëve.

Opinioni gjithashtu tregon nevojën për tu siguruar pakicave kombëtare më të vogla në numër qasje në arsim në gjuhët e pakicave dhe furnizim e duhur me tekste shkollore.

 

 

 

Strazburg 19 Mars 2019
  • Diminuer la taille du texte
  • Augmenter la taille du texte
  • Imprimer la page