Back Kapacitetet drejtuese të gjykatave në Shqipëri mbështeten në përputhje me mjetet e CEPEJ

Kapacitetet drejtuese të gjykatave në Shqipëri mbështeten në përputhje me mjetet e CEPEJ

27 përfaqësues të lartë të gjykatave shqiptare, Këshillit të Lartë Gjyqësor, Shkollës së Magjistraturës dhe ekspertë të Këshillit të Evropës u takuan në Durrës për të diskutuar mbi mënyrat efektive për rritjen e kapaciteteve drejtuese të gjykatave.

Kryetarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor, Naureda Llagami, dhe Kreu i Zyrës së Këshillit të Evropës në Tiranë, Jutta Gutzkow, theksuan në fjalët e tyre rolin e rëndësishëm të drejtuesit të gjykatës për administrim më të mirë të drejtësisë, duke iu përgjigjur pritshmërive të publikut për performancë, efikasitet, akses dhe llogaridhënie.

Seminari ofroi një mundësi të mirë për udhëheqjesit e gjykatave që së bashku të fokusohen në treguesit dhe mjetet e CEPEJ-it për të ndihmuar kryesinë e gjykatës në matjen dhe përmirësimin e performancës së gjykatës. Në të njëjtën kohë, u hap rruga për një shkëmbim të rregullt mbi praktikat dhe mënyrat për të kontribuar në zhvillimin e një sistemi gjyqësor efikas.

Ky aktivitet u organizua në kuadër të projektit “Forcimi i Efiçencës dhe Cilësisë së Drejtësisë në Shqipëri” (SEJIII), si pjesë e nismës së përbashkët të Bashkimit Europian dhe Këshillit të Europës “Instrumenti Horizontale për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë 2019- 2022”.

 

 

 

Durrës, Shqipëri 8 prill 2022
  • Diminuer la taille du texte
  • Augmenter la taille du texte
  • Imprimer la page