Back Nis kursi HELP për “Të drejtat e pronësisë dhe Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut” për profesionistët ligjorë në Shqipëri

Nis kursi HELP për “Të drejtat e pronësisë dhe Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut” për profesionistët ligjorë në Shqipëri

Kursi online i Këshillit të Evropës mbi të Drejtat e Pronësisë dhe Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut, pjesë e platformës HELP, është prezantuar online për një grup profesionistësh ligjorë nga Shqipëria, në bashkëpunim me Dhomën shqiptare të Avokatisë.

Gjatë aktivitetit të prezantimit, organizuar me mbështetjen e projektit të përbashkët të Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës 'HELP në Ballkanin Perëndimor', pjesëmarrësit u mirëpritën nga Ana MEDARSKA LAZOVA, Zëvendës Shefe e Divizionit të Trajnimit për Drejtësi dhe të Drejtat e Njeriut, dhe Rezarta ABDIU, përfaqësuese e Dhomës shqiptare të Avokatisë.

Pasi theksoi bashkëpunimin e shkëlqyer midis Divizionit të Trajnimit për Drejtësi dhe të Drejtat e Njeriut të Këshillit të Evropës dhe Dhomës shqiptare të Avokatisë, Jasminka PERUNIČIĆ ALLEN, Oficere e Lartë e Projektit, ndau një pasqyrë të Programit të Edukimit për të Drejtat e Njeriut për Profesionistët Ligjorë (HELP) të Këshilli i Evropës dhe platforma e tij online që përfshin një katalog me 40 kurse për të drejtat e njeriut, duke përfshirë kursin specifik mbi 'Të drejtat e pronësisë dhe GJEDNJ', të kontekstualizuar për profesionistët ligjorë nga Shqipëria. Më tej, kursi u prezantua nga Ana MEDARSKA LAZOVA, Zëvendës Shefe e Divizionit të Trajnimit për Drejtësi dhe të Drejtat e Njeriut, dhe pjesëmarrësit u njohën shkurtimisht me aspekte teknike se si të anëtarësohesh në platformën online HELP dhe kurset e disponueshme atje. Marjana PAPA, Oficere e Lartë e Projektit në zyrën e Këshillit të Evropës në Tiranë, gjithashtu theksoi rëndësinë e kursit dhe prezantoi Manualin mbi të Drejtat e Pronësisë si dhe mjete të tjera që mund të ndihmojnë profesionistët ligjorë shqiptarë në punën e tyre të përditshme. Në fund, Mirela BOGDANI, mbikqyrëse e kursit, ndau me pjesëmarrësit objektivat e kursit dhe kontekstin në të cilin zhvillohet.

Kursi HELP i Këshillit të Evropës për të Drejtat e Pronësisë dhe GJEDNJ-në ofron një program mësimor gjithëpërfshirës i cili mbulon në mënyrë interaktive konceptet kryesore, kuadrin ligjor të Këshillit të Evropës dhe Bashkimit  Evropian si dhe praktikën gjyqësore të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut. (GJEDNJ).

Kursi është i disponueshëm edhe në versionin për vetë-mësim nëpërmjet platformës online të HELP-it me mundësinë e marrjes së një "Çertifikate" të individualizuar dhe dixhitale pas përfundimit të kursit.

Ky kurs është përkthyer dhe përshtatur në gjuhën shqipe në kuadrin e programit të përbashkët të Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës “Instrumenti Horizontal për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë 2019-2022”.

 

 

 

Shqipëri 11 April 2022
  • Diminuer la taille du texte
  • Augmenter la taille du texte
  • Imprimer la page