Back Rregullimi i bazës ligjore të ekzekutimit të vendimeve të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Shqipëri

@Shutterstock.com

@Shutterstock.com

Bazuar në nenin 46 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, palët kontraktore duhet të respektojnë vendimet përfundimtare të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut (Gjykata) në të cilat ata janë palë dhe ky detyrim është i padiskutueshëm. Në nivel kombëtar, shumica e shteteve anëtare të Këshillit të Evropës rregullojnë bazën ligjore per ekzekutimin e vendimeve të Gjykatës përmes akteve nënligjore dhe pak prej tyre kanë të parashikuar një lex specialis, ku mund të përmenden Italia, Ukraina dhe IRJM. Megjithëse nuk ka asnjë detyrim, për shtetet anëtare, për të siguruar ekzekutimin e vendimeve të GjEDNJ në legjislacionin vendas, hartimi i një ligji të posaçëm (lex specialis) mbi ekzekutimin e vendimeve të kësaj Gjykate dërgon një sinjal të fortë për angazhim të vazhdueshëm me qëllim adresim sa më shpejt dhe sa më efikas të ekzekutimit të vendimeve gjyqësore.

Në vijim të kërkesës së Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, dërguar më 10 tetor 2018, Këshilli i Evropës hartoi një opinion ligjor për shtesat dhe ndryshimet e Ligjit për Avokaturën e Shtetit. Bazuar në rekomandimet e dhëna në këtë opinion, grupi i punës i krijuar në nivel kombëtar përcaktoi dhe hartoi një kapitull të dedikuar mbi ekzekutimin e vendimeve gjyqësore të Gjykatës së Strasbourg-ut në ndryshimet ligjore të sipër përmendura. Ky kapitull u hartua nga ekspertët e EURALIUS-it në bashkëpunim të ngushtë me Departamentin e Ekzekutimit të Vendimeve të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Ndryshimet në Ligjin e Avokaturës të Shtetit u miratuan nga Kuvendi i Shqipërisë më 22 nëntor 2018, duke synuar forcimin e kapaciteteve vendase për të zbatuar në mënyrë efektive vendimet e Gjykatës së Strasbourg-ut dhe duke përafëruar legjislacionin shqiptar me standardet më të mira evropiane.

 

 

Shqipëri 23 nëntor 2018
  • Diminuer la taille du texte
  • Augmenter la taille du texte
  • Imprimer la page