Back Nisja e Pilotimit të instrumenteve të Vlerësimit të Riskut dhe Nevojave për Planifikimin Individual të Dënimit në tre IEVP shqiptare

Nisja e Pilotimit të instrumenteve të Vlerësimit të Riskut dhe Nevojave për Planifikimin Individual të Dënimit në tre IEVP shqiptare

Këshilli i Evropës dhe Bashkimi Evropian po punojnë së bashku me Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve (DBSH) dhe Ministrinë e Drejtësisë të Republikës së Shqipërisë për të forcuar më tej kapacitetet e personelit rehabilitues në burgjet e tij, duke përmirësuar kështu mbrojtjen e të drejtave të të dënuarve dhe ri-integrimin e tyre në shoqëri. Si pjesë e këtyre përpjekjeve, u zhvillua një trajnim 2-ditor online mbi përdorimin e Instrumentit për Vlerësimin e Riskut dhe Nevojave (RNA) për Planifikimin Individual të Dënimit (ISP), me staf të përzgjedhur nga tre IEVP, përkatësisht për IEVP-të e Fierit, Peqinit dhe "Ali Demi".

Trajnimi gjithashtu u ndoq nga zyrtarë të DBSH-së me qëllim ndërtimin e kapaciteteve të brendshme për trajnime të ardhshme.

Trajnimi u konceptua si një seancë asistence praktike, duke u ofruar pjesëmarrësve aftësi të thelluara në zbatimin e unifikuar dhe sistematik të metodologjisë së vlerësimit të riskut dhe nevojave me qëllim zhvillimin e planeve të individualizuara të ri-integrimit, për të mundësuar kështu rehabilitimin e të dënuarve.

Gjatë trajnimit u ofrua gjithashtu një këndvështrim më i zgjeruar mbi intervistimin motivues, mbledhjen e të dhënave mbi bazën e provave dhe monitorimin e progresit, duke ofruar kështu një mundësi për t’ju larguar qasjes ad hoc, e cila ka karakterizuar këto ndërhyrje deri më tani.

Pilotimi i këtyre mjeteve do të zgjasë deri në katër muaj me synim aplikimin e tij edhe më gjerë në IEVP-të e tjera. Një numër seancash trajnimi vijuese janë planifikuar të zhvillohen në 2021 që mbulojnë programet dhe teknikat e rehabilitimit, zhvillimin e regjimeve ditore dhe planet e para-lirimit.

Ky aktivitet u organizua në kuadër të projektit "Përmirësimi i mbrojtjes së të drejtave të njeriut të të dënuarve në Shqipëri", financuar nga Bashkimi Evropian dhe Këshilli i Evropës në fazën e dytë të "Instrumentit Horizontal për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë" i cili zbatohet nga Këshilli i Evropës.

Albania 3 December 2020
  • Diminuer la taille du texte
  • Augmenter la taille du texte
  • Imprimer la page