Back Përmirësimi i administratës gjyqësore dhe menaxhimit të çështjeve në përputhje me standardet evropiane

Përmirësimi i administratës gjyqësore dhe menaxhimit të çështjeve në përputhje me standardet evropiane

Partnerët dhe aktorët kryesorë në mbështetjen e reformës në drejtësi në Shqipëri iu bashkuan Konferencës për "Administrimin e Gjykatës dhe Menaxhimin e Çështjeve" në Tiranë, duke mundësuar një platformë për këshillat gjyqësorë dhe ekspertët në rajon, për të diskutuar mbi sfidat, mësimet e nxëna dhe praktikat më të mirat në fushën e administrimit të gjykatës dhe menaxhimit të çështjeve gjyqësore. Në Konferencën Rajonale të organizuar nga Këshilli i Lartë Gjyqësor në Shqipëri me mbështetjen e projektit të Këshillit të Evropës "Forcimi i Cilësisë dhe Efikasitetit të Drejtësisë në Shqipëri" (SEJIII) të financuar nga Bashkimi Evropian, Prezenca e OSBE-së në Shqipëri, dhe projekti i USAID-it “Drejtësi për të gjithë”, morën pjesë anëtarët e Këshillit të Lartë të Gjyqësorit në Shqipëri dhe përfaqësues të niveleve të larta të gjykatave dhe këshillave gjyqësorë në rajon: Serbia, Kosova*, Bosnje Hercegovina, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi.

Në ceremoninë e hapjes morën pjesë Ambasadori i OSBE-së Bernhard Borchard, Kreu i Zyrës së Këshillit të Evropës në Tiranë Jutta Gützkow, Kreu i Këshillit të Lartë të Drejtësisë në Shqipëri Naureda Llagami, si dhe Ambasadori i Austrisë në Shqipëri Christian Steiner, Drejtori i Shkollës Shqiptare të Magjistraturës Sokol Sadushi dhe Anne Trice, Shefe e nismës së USAID-it 'Drejtësi për të gjithë'.

Gjatë konferencës u adresuan çështje të rëndësishme nga ekspertët e Komisionit Evropian për Efikasitetin e Drejtësisë (CEPEJ), Georg Stawa, ish-President i CEPEJ-it, atashe gjyqësor / Këshilltar për Ballkanin Perëndimor në Ministrinë e Çështjeve Kushtetuese, i cili foli për administrimin efektiv të gjykatës bazuar në standardet e CEPEJ-it dhe praktikat më të mira evropiane si dhe z. Marco Fabri, Ekspert Shkencor i CEPEJ-SATURN, i cili ndau me pjesëmarrësit disa njohuri mbi kornizat kohore dhe peshimin e çështjeve për të përmirësuar menaxhimin e çështjeve.

Ky aktivitet ishte një mundësi për organet drejtuese të gjyqësorit, administratorët e gjykatave dhe profesionistët e drejtësisë nga vendet e rajonit të Ballkanit, të shkëmbejnë dhe të mësojnë nga përvojat e CEPEJ-it, por edhe një mbështetje për në pasurimin e kurrikulave të Shkollës së Magjistraturës.

Projekti "Forcimi i Cilësisë dhe Efikasitetit të Drejtësisë në Shqipëri - SEJ III", është pjesë e Programit të financuar nga Bashkimi Evropian dhe Këshilli i Evropës "Instrumenti Horizontal për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë 2019-2022" dhe synon të mbështesë dhe ndihmojë autoritetet gjyqësore në zhvillimin e një sistem gjyqësor efikas, në përputhje me Strategjinë e Reformës në Drejtësi të Shqipërisë dhe standardet evropiane.

 

 

*Ky përcaktim nuk cenon qëndrimet mbi statusin, dhe është në përputhje me Rezolutën 1244 të Rezolutës 1244 dhe Opinionit të GJND-së për Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës.

 

Tiranë 11 nëntor 2019
  • Diminuer la taille du texte
  • Augmenter la taille du texte
  • Imprimer la page