Konventa e Stambollit është një instrument i gjallë. Që nga hapja e saj për nënshkrim më 11 maj 2011, janë ndërmarrë hapa kyç për të përdorur në praktikë dispozitat e saj ligjore. Gjithashtu, janë bërë përpjekje për të shtuar rastet e ratifikimit të saj duke çuar në një rritje të numrit të qeverive kombëtare që i bashkohen Konventës.

Mekanizmi i monitorimit të Konventës së Stambollit është ngritur përmes krijimit të Grupit të Ekspertëve për Veprimin kundër Dhunës ndaj Grave dhe Dhunës në Familje (GREVIO) dhe Komitetit të Palëve, duke shënuar fillimin e procedurës së parë të vlerësimit.

GREVIO gjithashtu ka diversifikuar aktivitetet e saj duke përgatitur ndërhyrjen e saj të parë të palës së tretë para Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut ose duke filluar përgatitjen e Rekomandimit të saj të parë të Përgjithshëm mbi dimensionin dixhital të dhunës ndaj grave.

 Konventa e Stambollit

 Monitorimi i vendeve anëtare

 Infografikë dhe broshurë mbi katër shtyllat e Konventës së Stambollit: parandalimi, mbrojtja, ndjekja penale dhe politikat e bashkërenduara.

Piketat

11 maj 2011

Hapja për nënshkrim

Maj 2014

Takimi i parë i Komitetit të Palëve

Shtator 2015

Takimi i parë i GREVIO-s

Mars 2016

Fillimi i procedurave të vlerësimit

Shtator 2017

Publikohet raporti i parë i GREVIO-s

Janar 2018

Rekomandimi i parë miratohet nga Komiteti i Palëve

Janar 2018

Ratifikimi i 34-t (Irlanda)

Janar 2020

Ndërhyrja e parë si palë e tretë e GREVIO-s përpara GJEDNJ-së

Prill 2020

Raporti i parë i Veprimtarisë së GREVIO-s

11 maj 2021

10 vjetori i hapjes për nënshkrim