Back Mbrojtja e të drejtës së lirisë së shprehjes sipas Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut—Manual për praktikantët ligjorë botohet në shqip

Mbrojtja e të drejtës së lirisë së shprehjes sipas Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut—Manual për praktikantët ligjorë botohet në shqip

Në kuadër të projektit të përbashkët të Bashkimit Evropian/Këshillit të Evropës "Përforcimi i Ekspertizës Gjyqësore për Lirinë e Shprehjes dhe Mediave në Evropën Juglindore (JUFREX)", një material i ri burimor u vendos në duart e gjyqësorit shqiptar.

Manuali, me autore Dominika Bychawska-Siniarska, avokate e të drejtave të njeriut e specializuar në lirinë e shprehjes në Poloni dhe në Evropën Qendrore dhe Lindore, prodhohet nga Divizioni Kombëtar i Zbatimit të të Drejtave të Njeriut i Drejtorisë së Përgjithshme të të Drejtave të Njeriut dhe Ligjshmërisë të Këshillit të Evropës.

Ai shqyrton fushën dhe përmbajtjen e lirisë së shprehjes, siç garantohet në veçanti me nenin 10 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe interpretuar nga praktika gjyqësore e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Përgjegjësia kryesore për zbatimin e garancive të Konventës qëndron në nivelin kombëtar. Prandaj, qëllimi është që t’u japet një mjet praktik profesionistëve ligjorë shqiptarë në gjuhën e tyre për të forcuar aftësitë e tyre në zbatimin e praktikës gjyqësore të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut në ligjin dhe praktikën vendore.

Publikimi i ri mund të merret falas KETU.

 

 

11 TETOR 2018
  • Diminuer la taille du texte
  • Augmenter la taille du texte
  • Imprimer la page