Back Promovimi i arsimit për të drejtat e njeriut te studentët e së drejtës

Edukimi në fushën e së drejtës ligjit luan një rol të rëndësishëm në përgatitjen e brezave të ardhshëm të juristëve, gjyqtarëve dhe prokurorëve. Për këtë arsye është shumë e rëndësishme që profesionistët e së drejtës të marrin njohuri mbi të drejtat e njeriut që nga fillimi i ciklit të tyre të arsimimit. Projekti i përbashkët i Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës “Mbështetje Mjeteve Juridike Kombëtare për Lehtësimin e Ekzekutimit të Vendimeve të Gjykatës Evropiane të të Drejtave te Njeriut (D-REX)” po mbështet përfshirjen e njohurive mbi të drejtat e njeriut në programin e rregullt të universiteteve shqiptare, duke mundësuar që studentët e së drejtës të promovojnë, mbrojnë dhe zbatojnë të drejtat e njeriut në përditshmërinë e tyre.

Në bashkëpunim të ngushtë me organizata joftimprurëse, aktualisht projekti po zhvillon tre module gjithëpërfshirëse për studentët e Fakultetit të Drejtësisë në Universitetin e Tiranës dhe Universitetin “Aleksandër Moisiu” si më poshtë:

  • Zbatimi praktik i Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut,
  • Mjetet efektive për proces të drejtë gjyqësor dhe rihapjen e procesit penal,
  • Mbrojtja e të drejtës për gëzim të qetë të pronës.

Modulet e hartuara do të thellojnë njohuritë teorike dhe praktike të studentëve mbi Konventën Evropiane të të Drejtave të Njeriut dhe jurisprudencën e Gjykatës së Strasburgut, si dhe do të ofrojnë kuptueshmëri më të mirë mbi zbatimin e legjislacionit për të drejtat e njeriut në kuadrin kombëtar. Trajnimet kane filluar dhe do të zhvillohen deri në fund të muajit prill.

 

 

Tiranë 1 prill 2019
  • Diminuer la taille du texte
  • Augmenter la taille du texte
  • Imprimer la page