Back Gjyqtarë dhe Prokurorë Fuqizohen si Trajnerë të Ardhshëm mbi të Drejtën për Liri dhe Siguri

Gjyqtarë dhe Prokurorë Fuqizohen si Trajnerë të Ardhshëm mbi të Drejtën për Liri dhe Siguri

“Çdokush ka të drejtën e lirisë e të sigurisë personale. Askujt nuk mund t’i hiqet liria, me përjashtim të rasteve që vijojnë dhe në përputhje me procedurën e parashikuar me ligj”, parashikon Neni 5 i Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut (KEDNJ). Me synimin për të forcuar kuptimin dhe zbatimin praktik të këtyre parimeve themelore, 15 prokurorë dhe gjyqtarë morën pjesë në një program dinamik të Trajnimit të Trajnerëve. 

Trajnimi i mundësoi gjyqtarëve dhe prokurorëve të thellojnë njohuritë e tyre mbi standardet ndërkombëtare dhe evropiane, si dyshimi i arsyeshëm, proporcionaliteti i masave të sigurisë, si dhe të përmirësojnë teknikat e tyre të trajnimit për të rritur dhe aftësitë e edukimin mes kolegëve.

Ekspertë të Këshillit të Evropës udhëhoqën pjesëmarrësit nëpërmjet jurisprudencës së Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut dhe dispozitave përkatëse të legjislacionit shqiptar, duke pasuruar sesionet me njohuri praktike dhe shembuj konkretë. Trajnerët e ardhshëm ndanë praktikat dhe përvojat e tyre, duke nxitur diskutime të gjalla mes kolegëve.

Trajnimi ndërveprues u përmbyll me një ushtrim praktik, ku pjesëmarrësit, të ndarë në grupe, dizenjuan dhe prezantuan module të shkurtëra trajnimi mbi Nenin 5 të KEDNJ-së, duke simuluar rolet e tyre të ardhshme si trajnerë. Kjo qasje inovative i inkurajoi magjistratët të “mendojnë si një trajner dhe të ndihen si një i trajnuar”, duke ndërthurur ekspertizën juridike me metodologjinë e edukimit për të rritur.

Trajnimi i Trajnerëve i pajisi magjistratët me shprehitë dhe aftësitë e duhura për të shërbyer si ndërmjetësues të dijes në komunitetin e tyre profesional. “Lider që do të marrin këto mësime dhe do t’i shumëfishojnë, duke mbjellë fara ndryshimi në të sistemin e drejtësisë” – siç u shpreh Kreu i Zyrës së Këshillit të Evropës në Tiranë në përfundim të trajnimit.

Ky trajnim u organizua nga projekti i Këshillit të Evropës “Rritja e kapaciteteve të gjyqësorit për zbatimin më të mirë të standardeve të së drejtës për liri dhe siguri në Shqipëri”, i financuar nga Fondi i Mirëbesimit për të Drejtat e Njeriut (HRTF), i cili bashkon tetë shtete anëtare të Këshillit të Evropës: Finlandën, Gjermaninë, Irlandën, Luksemburgun, Holandën, Norvegjinë, Zvicrën dhe Mbretërinë e Bashkuar

Tiranë, Shqipëri 10 - 12 qershor 2026
  • Diminuer la taille du texte
  • Augmenter la taille du texte
  • Imprimer la page


 

Kontakte

 Sheshi Skenderbej,
Pallati i Kulturës, kati i 3-të,
Tiranë

 +355 4 45 40 201

E-mail