Back iPROCEEDS-2: Takim rajonal rreth konfiskimit të monedhave virtuale

iPROCEEDS-2: Takim rajonal rreth konfiskimit të monedhave virtuale

"Bota, në fund të fundit, do të ketë një monedhë të vetme, Interneti do të ketë një monedhë të vetme. Unë personalisht besoj se do të jetë Bitcoin”, “ndoshta për 10 vjet, por mund të shkojë dhe më shpejt ” do ishte deklarimi i famshëm i Jack Dorsey, bashkëthemelues dhe CEO i Twitter, në Mars 2018.

Duke pasur parasysh vështirësinë për të ndjekur gjurmët e parave në blockchain1 dhe anonimitetin që rrethon transaksionet duke përdorur kriptovaluta, ky aset virtual preferohet nga kriminelët në internet kur kryejnë aktivitetet e tyre të paligjshme dhe pastrojnë të ardhurat që rezultojnë prej tyre. Ransomware2, hakërimi dhe llojet e tjera të krimit në internet janë pa dyshim shumë të ndërlidhura me kriptomonedhën dhe përgjigja e autoriteteve gjyqësore ndonjëherë pengohet nga kompleksiteti i kësaj përzierje krimesh.

Në këtë kontekst, Projekti i përbashkët iPROCEEDS-2 i Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës, ka organizuar një trajnim 4-ditor mbi kapjen e monedhës virtuale më 16-19 gusht 2021, në Bukuresht, Rumani. Aktiviteti u ndoq fizikisht nga më shumë se 30 hetues të krimit kibernetik dhe financiar, përfaqësues të Njësive të Inteligjencës Financiare dhe prokurorë të krimit kibernetik nga vendet / zona e projektit iPROCEEDS-2 dhe Rumania dhe u përqëndrua në Udhëzuesin e sapo zhvilluar për kapjen e kriptovalutave.

Të udhëhequr nga katër ekspertë ndërkombëtarë mbi këtë temë, pjesëmarrësit patën mundësinë, përmes kontributit teorik, prezantimeve, ushtrimeve praktike dhe diskutimeve të thella, të forcojnë aftësitë dhe njohuritë e tyre se si të merren në mënyrë efektive me kriptovalutat. Për më tepër, ata mësuan se si të krijojnë dhe menaxhojnë një portofol elektronik (portofol desktop, celular ose / dhe harduer), si përcaktohen dhe rregullohen monedhat virtuale sipas legjislacioneve të ndryshme dhe praktikave më të mira në nivel evropian dhe ndërkombëtar për kapjen e monedhave virtuale. Takimi siguroi mundësi të mira si për bashkëpunimin ndërmjet agjensive ashtu edhe për atë ndërkombëtar, pasi pjesëmarrësit që përfaqësonin institucionet dhe vendet / zonat e ndryshme duhej të bashkëpunonin dhe zgjidhnin një skenar kompleks rastesh.

Reagimet pozitive konfirmuan vlerësimin e lartë të pjesëmarrësve ndaj temës, ndërsa formati personal u mundësoi atyre të marrin pjesë aktive dhe të bashkëveprojnë lehtësisht me njëri-tjetrin.

Vendet pjesmarrëse në iPROCEEDS-2 janë: Shqipëria, Bosnia dhe Herzegovina, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Serbia, Turqia dhe Kosova*.

  Faqja e internetit e iPROCEEDS-2 project 

 

 

1. Bazë e të dhënave në internet që ka karakterin e një rrjeti.

2. Programe kompjuterike, të punuar në një mënyrë dashakeqe, që kufizojnë ose bllokojnë aksesin e përdoruesit në sisteme ose skedarë të ndryshëm.

*”Të gjitha referencat për Kosovën, qoftë për territorin, institucionet apo popullsinë, në këtë tekst do të kuptohen në pajtueshmëri të plotë me Rezolutën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së 1244 dhe pa paragjykim ne lidhje me statusin e Kosovës”

Bukuresht, Romani 16-19 Gusht 2021
  • Diminuer la taille du texte
  • Augmenter la taille du texte
  • Imprimer la page