Back Këshilli i Evropës kremton javën IDAHOT

Këshilli i Evropës kremton javën IDAHOT

Festimet me rastin e Javës Ndërkombëtare kundër Homofobisë, Transfobisë dhe Biphobisë (IDAHOT) filluan më 13 maj me Paradën e Shtatë të Krenarisë. Anëtarë të komunitetit LGBTI, miqtë dhe anëtarët e familjes së tyre, aktivistë të shoqërisë civile, drejtues institucionesh dhe figura publike u pedaluan sëbashku përmes Tiranës kundër diskriminimit. Pas pedalimit në Bulevardin kryesor, pjesëmarrësit dhanë fjalime dhe shijuan një koncert të drejtpërdrejtë me pjesëmarrjen e kanautorit të njohur Bojken Lako. Lufta kundër diskriminimit të çdo lloji mbështetet fuqishëm në Shqipëri nga Këshilli i Evropës përmes projekteve të përbashkëta me Bashkimin Evropian.

Veprat penale kundër personave LGBTI shpesh nuk raportohen nga viktimat dhe mbeten të heshtura për shkak të frikës për t'u bërë i njohur, apo për t'u poshtëruar ose keqtrajtuar nga policia. Trajtimi i këtij problemi ishte arsyeja pse më shumë se 150 oficerë policie nga mbarë Shqipëria ishin pjesë e trajnimit mbi "Policimin e krimeve të urrejtjes kundër personave LGBTI", ku ata u trajnuan për një periudhë prej dy muajsh nga Këshilli i Evropës dhe organizatat LGBTI. Java e anti-diskriminimit vazhdoi më 15 dhe 16 maj me konferencën dyditore rajonale "Lubrifikimi i makinerisë së sistemit të drejtësisë penale", ku pjesëmarrësit ndanë përvoja të suksesshme hetuese dhe parandaluese mbi krimet e urrejtjes kundër anëtarëve të komuniteteve LGBTI. Në konferencë morën pjesë përfaqësues të shoqërisë civile dhe qeverisë nga Shqipëria, Britania e Madhe, Franca, Portugalia, Greqia, Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi dhe Rumania.

Aktivitetet e rëndësishme të kësaj jave vazhduan më 17 maj, në Ditën Ndërkombëtare kundër Homofobisë, Transofobisë dhe Biphobisë, kur Ambasada Pink, me mbështetjen e Këshillit të Europës dhe Bashkimit Evropian, shpalosi flamurin LGBT në Sheshin Skënderbej, në fasadën e Teatri i Operas dhe Baletit, duke shënuar herën e tretë që flamuri ylber ngrihet në Tiranë në këtë Ditë Ndërkombëtare kundër Diskriminimit.

 

 

Tiranë 18 maj 2018
  • Diminuer la taille du texte
  • Augmenter la taille du texte
  • Imprimer la page