Institucionet partnere të projektit “Forcimi i Edukimit Demokratik Qytetar në Shqipëri” morën pjesë në Mbledhjen e Tretë të Komitetit Drejtues për të diskutuar mbi statusin aktual të aktiviteteve të projektit dhe planifikimin e mëtejshëm. Përfaqësues të lartë nga Ministria e Arsimit dhe Sportit, Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi, Avokati i Popullit, Këshilli Kombëtar i Prindërve, Parlamenti Studentor dhe shoqëria civile ndanë pikëpamjet e tyre pozitive për ecurinë e aktiviteteve të deritanishme, duke u ndalur në kontributin e dhënë për hartimin e Strategjisë Kombëtare të Arsimit (2021-2026), ngritjen e kapaciteteve në shkollat pilot të projektit si dhe në aktivitetet drejtuar shkollave më gjithëpërfshirëse dhe më demokratike.
Pjesëmarrësit nënvizuan rëndësinë e bashkëpunimit me Agjencinë e Sigurimit të Cilësisë për Arsimin Parauniversitar lidhur me prezantimin e instrumentave të mësimdhënies dhe të nxënit on-line bazuar në platformën LEMON të Departamentit të Arsimit të Këshillit të Evropës, prezantimit të Laboratorët për Kulturë Demokratike, si dhe të aktiviteteve me shkollat dhe nxënësit dedikuar mbrojtjes së mjedisit.
Komiteti Drejtues miratoi raportin e progresit, dokumentin e përditësuar të Regjistrit të Riskut, si dhe planin indikativ të punës për periudhën e ardhshme të zbatimit të projektit. Komiteti Drejtues shprehu mbështetjen e tij të fortë për të vijuar përshtatjen e aktiviteteve të projektit me qëllim që ato të jenë praktike dhe të ofrojnë mbështetje konkrete e të vazhdueshme, me qëllim të sigurojnë ndryshimin e qëndrueshëm për qytetarët e Shqipërisë.
Projekti “Forcimi i Edukimit për Qytetari Demokratike në Shqipëri” zbatohet nga Këshilli i Evropës dhe financohet nga Agjencia Suedeze për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ndërkombëtar.