Back Konsolidimi i zbatimit të instrumentave për Vlerësimin e Riskut dhe Nevojave për Planifikimin Individual të Dënimit në tre institucione penitenciare shqiptare

Konsolidimi i zbatimit të instrumentave për Vlerësimin e Riskut dhe Nevojave për Planifikimin Individual të Dënimit në tre institucione penitenciare shqiptare

Bashkimi Evropian dhe Këshillit të Evropës  po punojnë së bashku me Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve (DBSH) dhe Ministrinë e Drejtësisë të Republikës së Shqipërisë për të forcuar më tej kapacitetet e personelit të sektorëve social në institucionet penitenciare. Si pjesë e këtyre përpjekjeve, pilotimi i Vlerësimit të Riskut dhe Nevojave (RNA) për Planifikimin Individual të Dënimit po zhvillohet aktualisht në tre IEVP, përkatësisht Fier (burg i sigurisë së zakonshme), Peqin (burg i sigurisë së lartë) dhe "Ali Demi" (burgu i grave).

Për të vlerësuar përdorimin fillestar të instrumentave dhe për të konsoliduar më tej aplikimin e tyre, më datë 06 Prill 2021 u mbajt një sesion trajnimi online me stafin e social të tre IEVP-ve dhe përfaqësues të Drejtorisë të Përgjithshme të Burgjeve. Një numër sesionesh trajnuese pasuese janë planifikuar të zhvillohen nëvazhdim në lidhje me zhvillimin e regjimeve ditore dhe planet e para-lirimit. Zotërimi i mirë i zbatimit të këtyre instrumenteve do të rrisë aftësitë e stafit social në menaxhimin e planeve të individualizuara të trajtimit të të dënuarve shqiptarë, duke mbëshetur në këtë mënyrë perspektivën për ri -integrimin tyre në shoqëri.

Ky aktivitet u organizua në kuadër të projektit “Përmirësimi i mbrojtjes së të drejtave të njeriut të të dënuarve në Shqipëri”, pjesë e programit të përbashkët të Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës “Instrumenti Horizontal për Ballkanin Perendimor dhe Turqinë 2019 – 2022”.

 

 

 

Tiranë 6 prill 2021
  • Diminuer la taille du texte
  • Augmenter la taille du texte
  • Imprimer la page