Back Lançohet në Tiranë një analizë e jurisprudencës së gjyqësorit shqiptar në fushën e lirisë së shprehjes dhe lirisë së medias

Lançohet në Tiranë një analizë e jurisprudencës së gjyqësorit shqiptar në fushën e lirisë së shprehjes dhe lirisë së medias

Një studim që analizon jurisprudencën e gjyqësorit shqiptar në fushën e lirisë së shprehjes dhe lirisë së medias bazuar në standardet e Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut është lançuar sot në Tiranë. Përgatitur nga qendra ResPublica, me mbështetjen e projektit të përbashkët të Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës “Liria e Shprehjes dhe Liria e Medias në Shqipëri” (JUFREX), studimi bazohet në 200 çështje gjyqësore të shqyrtuara gjatë periudhës 2016-2021 nga të gjitha nivelet e gjyqësorit në Shqipëri. Duke qenë studimi i parë i këtij lloji në Shqipëri, ai synon të përmirësojë nivelin e profesionalizmit në dialogun ndërmjet juristëve dhe gjykatave, si dhe të japë një pasqyrë të praktikave që përdoren në proceset gjyqësore që kanë të bëjnë me lirinë e shprehjes dhe të medias.

Nga studimi u zbulua se jurisprudenca e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut (GJEDNJ) po gjen një reflektim të shtuar në praktikën vendore të gjykatave në Shqipëri, ndërkohë që çështjet gjyqësore historike të GJEDNJ-së përdoren gjithnjë e më shumë për të udhëhequr vendimet e gjykatave. Ai përbën një burim unik informacioni dhe një material referimi për institucionet e trajnimit në fushën e drejtësisë, për profesionistët ligjorë në ciklin e përditshëm të punës së tyre, si dhe për gazetarët dhe mediat.

Përfaqësuesit e medias, gjyqësorit dhe shoqërisë civile, pjesëmarrës në aktivitetin lançues të studimit, njohën rëndësinë e ndërtimit të vazhdueshëm të kapaciteteve dhe shkëmbimit të informacionit bazuar gjithashtu në praktikën gjyqësore në zhvillim të GJEDNJ-së dhe vlerësuan rolin dhe kontributin e JUFREX-it në këtë drejtim.

 Shkarkoni studimin

Ky aktivitet u organizua në kuadër të projektitLiria e Shprehjes dhe Liria e Medias në Shqipëri (JUFREX) pjesë e programit të përbashkëta të Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës Instrumenti Horizontal për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë 2019-2022

 

 

 

Tiranë, Shqipëri 14 tetor 2022
  • Diminuer la taille du texte
  • Augmenter la taille du texte
  • Imprimer la page