Back 10 bashki shqiptare aftësohen mbi Monitorimin dhe Vlerësimin e Planeve Vendore për Integrimin Rom dhe Egjiptian

10 bashki shqiptare aftësohen mbi Monitorimin dhe Vlerësimin e Planeve Vendore për Integrimin Rom dhe Egjiptian

63 përfaqësues të dhjetë bashkive partnere të programit të Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës ROMACTED II në Shqipëri përfunduan trajnimin e rradhës të programit në lidhje me ngritjen e kapaciteteve mbi Buxhetimin e Përgjigjshëm Rom. Një seri sesionesh trajnimi organizuar më 7-10 shtator në Gjirokastër dhe Pogradec, kishin si qëllim rritjen e kapaciteteve mbi monitorimin dhe vlerësimin e zbatimit të Planeve Vendore për Integrimin Rom dhe Egjiptian.

Pjesëmarrësit u njohën me Guidën e Monitorimit dhe Vlerësimit, versionin e shkurtuar të Udhëzuesit mbi Buxhetimin e Përgjigjshëm Rom dhe Burimeve Njerëzore të Përgjigjshme për Pakicat Rome dhe Egjiptiane në Nivelin Vendor. U përcaktuan afatet e përgatitjes së raporteve të monitorimit të planeve të aprovuara për Integrimin Rom dhe Egjiptian 2019-2022 dhe u dakordësuan rolet dhe përgjegjësitë respektive në secilën bashki. Lehtësuesit e programit ROMACTED do të vijojnë të nxisin këto procese në nivel vendor.

Trajnimet kombëtare u organizuan nga Shkolla Shqitare e Administratës Publike (ASPA), Instituti i Kulturës Rome në Shqipëri (IRCA) dhe u mbështetën nga Programit ROMACTED II i Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës.

 

 

 

7-10 shtator 2021
  • Diminuer la taille du texte
  • Augmenter la taille du texte
  • Imprimer la page