Back Takimet rajonale "Tryezat e Autoriteteve Vendore per nje ligj te ri mbi Organizimin de Funksionimin e Pushetit Vendor"

Takimet rajonale

Katër shoqata shqiptare të qeverisjes vendore në bashkëpunim, dhe me mbështetjen e Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Europës, zhvilluan katër takime ”Tryeza e autoriteteve vendore për një ligj të ri mbi Organizimin dhe Funksionimin e Pushtetit Vendor”, nga 20 deri në 27 mars 2015 në qytetet Shkodër, Fier, Kamëz dhe Elbasan në kuadër të projektit “Fuqizimi i Strukturave të Pushtetit Vendor dhe Bashkëpunimit të Përfaqësuesve të Zgjedhur Vendorë në Shqipëri (2012-2015)”, zbatuar nga Këshilli i Europës dhe financuar nga Agjencia Zvicerane për Bashkëpunim dhe Zhvillim.

Takimi solli së bashku rreth 150 kryetarë dhe përfaqësues të tjerë të zgjedhur bashkish, komunash e qarqesh të të gjitha orientimeve politike dhe nga i gjithë vendi për të zhvilluar një proces dialogu mes tyre për një numër çështjesh shumë të rëndësishme për qeverisjen e vendore, si dhe për të kontribuar në proceset e pritshme ligjvënëse të reformës së decentralizimit.

Disa funksione e çështje të rëndësishme për qeverisjen vendore dhe qytetarët, të tilla si furnizimi me ujë të pijshëm e kanalizimi i ujrave të ndotura, grumbullimi, largimi dhe përpunimi i mbeturinave, planifikimi urban dhe kontrolli i territorit, arsimi para-universitar, organizimi i njësive të reja administrative, etj., ishin subjekt i një diskutimi të depolitizuar e konstruktiv mes tyre dhe për të cilat u arritën qëndrime të përbashkëta. Gjithashtu, gjatë takimeve u bënë shumë sugjerime dhe propozime për t’i dhënë zgjidhje problemeve përmes procesit të pritshëm ligjvënës, duke u bazuar në përvojën e zbatimit të legjislacionit aktual.

Takimet u karakterizuan nga një pjesëmarrje pluraliste dhe u organizuan me rotacion dhe ko-ordinim mes katër shqoatave të pushtetit vendor: Shoqata e Bashkive, Shoqata për Autonomi Vendore, Shoqata e Komunave dhe Shoqata e Këshillave të Qarqeve.  Ato shënuan një precedent të rëndësishëm pozitiv të veprimit të përbashkët e të ko-ordinuar mes këtyre shoqatave pavarësisht dasive politike të instaluara prej vitesh mes tyre.

Një takim konkludues u organizua nga Kongresi i autoriteteve Vendore të Këshillit të Europës me një numër të kufizuar përfaqësuesish të të katër shoqatave të pushtetit vendor në Tiranë në 1 Prill 2015. Takimi konfirmoi pikëpamjet dhe propozimet e përbashkëta të të katër takimeve rajonale dhe përcaktoi hapat e mëtejshëm për t’i adresuar ato pranë autoriteteve qendrore.

Në vijim u përgatit raporti përfundimtar i takimeve “Informacion për pikëpamjet e autoriteteve vendore të Shqipërisë për nëj ligj të ri mbi Organizimin dhe Funksionimin e Pushtetit Vendor”, i cili iu komunikua qeverisë dhe  parlamentit shqiptar, si dhe aktorëve të tjerë madhorë të interesit, në një përpjekje për të influencuar procesin e pritshëm të hartimit të kuadrit ligjor.

Raporti i Plotë i Takimeve Rajonali (varianti origjinal)

headline 25/06/2015
  • Diminuer la taille du texte
  • Augmenter la taille du texte
  • Imprimer la page

Shqipëria u bë anëtare e Këshillit të Evropës më 13 korrik 1995. Pas anëtarësimit të saj, një prani e Këshillit të Evropës e kryesuar nga Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Evropës u krijua në Shqipëri dhe u pasua, në qershor 2003, nga krijimi i Zyrës së Informacionit të Këshillit të Evropës. Që nga janari 2011, një zyrë e Këshillit të Evropës në Tiranë është ngritur si një formë e re institucionale e bashkëpunimit.

Si përfaqësuese i Sekretarit të Përgjithshëm në Shqipëri, Zyra punon për të promovuar vlerat dhe standardet e Këshillit të Evropës në lidhje me të drejtat e njeriut, sundimin e ligjit dhe demokracinë. Ajo lehtëson bashkëpunimin efektiv midis organeve të ndryshme të Këshillit të Evropës të vendosura në selinë e tij në Strasburg dhe institucioneve partnere vendase dhe ndërkombëtare në Shqipëri.

Këshilli i Evropës ia ka kushtuar punën e saj në Shqipëri ndihmesës së autoriteteve shqiptare që të vazhdojnë të sjellin legjislacionin shqiptar, praktikat e tij institucionale dhe politikat në përputhje të plotë me detyrimet e saj që rrjedhin nga anëtarësimi në Këshillin e Evropës.

Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut
hyrja në godinë

Aksesi në godinë për personat me aftësi të kufizuara është i mundur përmes një platforme të lëvizshme.

Telefononi në nr. 04 45 40 201 për të organizuar hyrjen në godinë.

instrument Asistence

Kontakte

 +355 4 45 40 201

E-mail

NA NDIQNI