Back Përkujtohet Dita Botërore e Gjuhës Rome në Shqipëri

Përkujtohet Dita Botërore e Gjuhës Rome në Shqipëri

Më 5 nëntor, Dita Botërore e Gjuhës Rome, kryetarët e 10 bashkive partrnere të programit të përbashkët të Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës ROMACTED II nënshkruan Memorandumet e Mirëkuptimit me Ministren e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastriliu dhe Kreun e Zyrës së Këshillit të Evropës në Tiranë, Jutta Gützkow. Memorandumet e Mirëkuptimit parashikojnë një kuadër të bashkëpunimit për zbatimin e programit në bashkitë e Elbasanit, Pogradecit, Korçës, Fierit, Roskovecit, Vlorës, Përmetit, Gjirokastrës, Lushnjes and Cërrikut.

 

Gjatë fjalës së saj, Ministrja Manastirliu përgëzoi punën e kryer nën Fazën I të programit ROMACTED prej autoriteteve vendore përfituese në bashkëpunim të ngushtë me lehtësuesit rom duke theksuar përpjekjet serioze në hartimin e Planeve Vendore për Integrimin e Pakicave Rome dhe Egjiptiane dhe mbështetjen e çmuar për Udhëzuesin e Përgjigjshëm për Pakicat Rome dhe Egjiptiane në Nivel Vendor në Shqipëri. “Prania juaj sot dëshmon punën e kryer në përpjekjet tona të përbashkëta për integrimin rom dhe aksesin e barabartë në shërbime, përfshirjen në tregun e punës, strehim të përshtatshëm, arsimim dhe mbështetje shëndetësore” tha Manastirliu.

 

Ambasadori Soreca nënvizoi se “Sot është një ditë e veçantë, Dita Botërore e Gjuhës Rome, një përpjekje ndërkombëtare për të promovuar ruajtjen e gjuhës dhe të kulturës rome, për të njohur rëndësinë e gjuhës dhe për të përmirësuar mirëqenien e romëve. Gjuha rome është pjesë integrale e trashëgimisë në Shqipëri dhe festimi i kësaj dite përbën një thirrje për diversitet, multikulturalizëm dhe tolerancë midis grupeve të ndryshme. “Ky program është shumë i rëndësishëm për ne sepse ndërthur 2 prioritete të Bashkimit Evropian në Shqipëri, qeverisjen vendore dhe përfshirjen rome” shtoi Soreca.

 

Një event i dytë u mbajt në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan, me fokus në “Gjuha rome – trashëgimia historike në pasurinë shqiptare”. Studentë, lektorë, akademikë dhe përfaqësues të auroriteteve vendore diskutuan mbi përpjekjet në Shipëri për të mbrojtur dhe ruajtur gjuhën rome, përfshirë mënyra për ta bërë të qëndrueshme për gjeneratat e reja në bashkëpunim me institucionet arsimore.

 

Nën këtë prizëm, Kreu i Zyrës së Këshillit të Evropës në Tiranë, Jutta Gützkow, theksoi rolin e veçantë që Universiteti “Aleksander Xhuvani” luan duke qenë i vetmi universitet në Shqipëri që ofron një program studimi për gjuhët shqip dhe rome, për të nxitur në mënyrë të qëndrueshme kapacitetet akademike dhe për të mbajtur gjallë gjuhën dhe kulturën rome. U përgëzuan autoritetet shqiptare për konsiderimin e Rekomandimit të Këshillit të Evropës CM/Rec (2020)2 për përfshirjen e historisë së romëve dhe udhëtarëve në kurrikulat shkollore dhe në materialet mësimore nën Strategjinë Kombëtare për Arsim 2021-2026 dhe Planin Kombëtar të Veprimit për Barazinë, Përfshirjen dhe Pjesëmarrjen e Romëve dhe Egjitpianë në Republikën e Shqipërisë (2021-2025).

 

Gjuha rome flitet në rreth 50 vende dhe daton rreth 1000 viteve të shkuara prej valëve migratore prej Indisë së Veriut për në Evropë dhe kontinenteve të tjera.

 

Faza II e Programit ROMACTED të Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës (2021-2024), vijon nqn gjurmët fazës së parë me qëllim konsolidimin e integrimit të komuniteteve vendore rome përmes pjesëmarrjes së rritur në vendimmarrje dhe veprimeve në nivel vendor. Programi zbatohet prej Ekipit për Romët dhe Udhëtarët pranë Këshillit të Europës dhe Zyrës së Drejtorisë së Përgjithshme të Programeve dhe mbulon shtatë vende përfituese të Ballkanit Perëndimor dhe Turqi.

 

 

Tirana and Elbasan, Albania 9 November 2021
  • Diminuer la taille du texte
  • Augmenter la taille du texte
  • Imprimer la page