Back Programi i Akademisë së Lidershipit çertifikon gjeneratën e parë të liderëve në nivel lokal

Programi i Akademisë së Lidershipit çertifikon gjeneratën e parë të liderëve në nivel lokal

Më 17-19 shtator 2018, Programi i Akademisë së Lidershipit (LAP) çertifikoi gjeneratën e parë të 20 liderëve në nivel vendor. Ky program i rëndësishëm i Qendrës së Ekspertizës për Reformën e Qeverisjes Vendore të Këshillit të Evropës filloi të zbatohet në Shqipëri në fillim të vitit 2018, në partneritet me Akademinë e Studimeve Politike (APS), Shkollën Shqiptare të Administratës Publike (ASPA) dhe mbështetjen bujare të Qeveria zvicerane në kuadër të projektit të përbashkët "Fuqizimi i Strukturave të Qeverisjes Vendore në Shqipëri".

Programi i Akademisë së Lidershipit është një program mësimor dhe veprimi interaktiv për kryetarët, zyrtarët e lartë dhe përfaqësuesit e zgjedhur të qeverisjes vendore. Ai synon të fuqizojë lidershipin për organizatat, lidershipin strategjik dhe lidershipin për ngritjen e kapaciteteve, duke përfshirë 12 Principet e Mirëqeverisjes të Këshillit të Evropës, siç janë zbatimi i etikës, sundimin i ligjit, efikasiteti dhe efektiviteti, transparenca, menaxhimi i shëndoshë financiar dhe llogaridhënia.

I ndarë në tri faza, programi mbështeti fuqizimin e kapaciteteve të 7 trajnerëve vendor dhe 20 përfaqësuesve të zgjedhur dhe punonjësve të lartë civile të autoriteteve vendore. Programi eshtë çertifikuar nga ASPA si një paketë trajnimi gjithëpërfshirëse për kurrikulën e leadershipit që do të përdoret më tej në bashkëpunim me APS.

 

 

Shqipëri 20 SHTATOR 2018
  • Diminuer la taille du texte
  • Augmenter la taille du texte
  • Imprimer la page