Back Ekspozita "Asnjëherë Dhunë" vijon rrugëtimin në Durrës, duke promovuar një shoqëri pa dhunë

Ekspozita

Nxënës, mësues, prindër dhe drejtues të institucioneve arsimore u bashkuan në Qendrën Kulturore të Durrësit, stacionin e radhës së ekspozitës ndërgjegjësuese "Asnjëherë Dhunë".  E konceptuar nga Instituti Suedez dhe e frymëzuar nga fjalimi i shkrimtares së njohur për fëmijë Astrid Lindgren, ekspozita përçon mesazhe të fuqishme kundër dhunës përmes një kombinimi të teksteve dhe ilustrimeve frymëzuese. Për më tepër, ajo ofron një platformë të fuqishme reflektimi për fëmijët, profesionistët e arsimit dhe prindërit mbi nevojën për të ndërtuar një të ardhme ku dhuna nuk ka vend.

Aktivitetin e ndoqën dhe përshëndetën dhe Kreu i Zyrës së Këshillit të Evropës në Tiranë, Giulia Re,  Kryetarja e Bashkisë Durrës, Emiriana Sako dhe Shef i Bashkëpunimit për Zhvillim në Agjencinë Suedeze për Bashkëpunim Ndërkombëtar për Zhvillim (Sida), Erik Illes. 

Ekspozita “Asnjëherë Dhunë” vjen në gjuhën shqipe me mbështetjen e projektit të Këshillit të Evropës, Forcimi i Edukimit për Qytetari Demokratike në Shqipëri, i financuar nga Agjencia Suedeze për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar (Sida), duke ofruar një qasje inovative për të edukuar dhe sensibilizuar fëmijët dhe të rinjtë mbi rëndësinë e ndërtimit të një shoqërie të drejtë dhe të lirë nga çdo formë dhune.

Ky projekt synon të promovojë vlerat demokratike, të fuqizojë arsimin qytetar dhe të rrisë ndërgjegjësimin mbi të drejtat e fëmijëve duke kontribuar në mbrojtjen e tyre nga çdo formë e dhunës.

DURRËS, ALBANIA 6 shkurt 2025
  • Diminuer la taille du texte
  • Augmenter la taille du texte
  • Imprimer la page


 

Kontakte

 Sheshi Skenderbej,
Pallati i Kulturës, kati i 3-të,
Tiranë

 +355 4 45 40 201

E-mail