Back Mbështetje për zbatimin e gjykimeve të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut në fushën e kompensimit të pronës në Shqipëri

Mbështetje për zbatimin e gjykimeve të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut në fushën e kompensimit të pronës në Shqipëri

Sigurimi i të drejtës së pronësisë dhe zbatimi i gjykimeve të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut (GjEDNj) në këtë fushë, mbetet një nga sfidat kryesore që po adresohet nga autoritetet në Shqipëri. Në kuadër të aktiviteteteve që synojnë të mbështesin institucionin e Avokatit të Shtetit në Shqipëri në lidhje me ekzekutimin e gjykimeve të GjEDNj-së, u organizua një takim konsultues me ekspertë nga shoqëria civile, akademia si dhe profesionistë në fushën e ligjit. Diskutimi preku çështje kyçe dhe mundësoi shkëmbime me rëndësi mes pjesmarrësve rreth vendimit më të fundit të GjEDNj-së në rastin e Beshiri Vs. Shqipëria (çështja nr. 29026/06) si dhe 11 çështje të tjera që kanë të bëjnë me kompensimin e pronës tjetërsuar gjatë regjimit komunist.

Gjatë takimit ekspertët diskutuan aspektet më të rëndësishme të këtij vendimi si dhe mundësuan rekomandime konkrete se si këto vendime mund të zbatohen më mirë nga autoritetet shqiptare. Projekti i përbashkët i Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës "Mbështetje për zbatimin e vendimeve gjyqësore dhe për lehtësimin e ekzekutimit të vendimeve të GjEDNj në Shqipëri (D-REX II) po kryen një vlerësim të përgjithshëm mbi ndërlidhjen mes këtij vendimi dhe legjislacionit shqiptar, teksa po mbështet zhvillimin e një plani veprimi të zbatueshëm i cili do të sjellë një zbatim më efektiv dhe të shpejtë në dobi të kërkesave për kompensim, aktuale apo të ardhshme.

Ky aktivitet u organizua në kuadër të Projektit "Mbështetje për zbatimin e vendimeve gjyqësore dhe për lehtësimin e ekzekutimit të vendimeve të GjEDNj në Shqipëri" (D-REX II) financuar nga Bashkimi Evropian dhe Këshilli i Evropës dhe zbatuar nga Këshilli i Evropës në kuadër të programit Instrumenti Horizontal për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë 2019-2022.

 

 

Tiranë 29 shtator 2020
  • Diminuer la taille du texte
  • Augmenter la taille du texte
  • Imprimer la page