Back Sesion mbi parandalimin e vetëvrasjes për 70 punonjës multidisiplinarë në Shqipëri

Sesion mbi parandalimin e vetëvrasjes për 70 punonjës multidisiplinarë në Shqipëri

Me qëllim të përmirësimit të njohurive dhe praktikave të stafit të burgjeve për kujdesin e shëndetit mendor, më 16-19 korrik u zhvilluan në Lezhë dhe Korçë sesione trajnimi katër-ditor për parandalimin e vetëvrasjeve.

Trajnimi u bazua në standardet për shëndetin mendor të Këshillit të Evropës dhe Komitetin Evropian për Parandalimin e Torturës dhe Trajtimin ose Ndëshkimin Çnjerëzor ose Poshtëruese dhe strategjinë e parandalimit të vetëvrasjes së Këshillit të Evropës, të hartuar nga projekti.

Sesionet e trajnimit, të drejtuara nga dy ekspertë ndërkombëtarë për shëndetin mendor, përfshinë prezantime, diskutime dhe raste studimore bazuar në rastet e fundit të kujdesit shëndetësor shqiptar të burgjeve. Në fund të trajnimit pjesëmarrësit, duke përfshirë 70 punonjës mjekësorë, të sigurisë dhe social nga burgjet e përzgjedhura, pasuruan njohuritë dhe aftësitë praktike se si t'i zbatojnë më mirë standardet e të drejtave të njeriut të Këshillit të Evropës për pacientët e shëndetit mendor.

Sesioni i trajnimit u organizua brenda fushës së veprimittë prijektit "Përforcimi i mbrojtjes së të drejtave të njeriut të të burgosurve në Shqipëri", bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Këshilli Evropës në kuadër të "Instrumentit Horizontal për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë", dhe të zbatuar nga Këshilli Evropës.

 

 

Shqipëri 18 korrik 2018
  • Diminuer la taille du texte
  • Augmenter la taille du texte
  • Imprimer la page