Back Forcimi i përdorimit të teknologjisë së informacionit në sistemin e drejtësisë në Shqipëri

@Shutterstock.com

@Shutterstock.com

Në datat 3-6 korrik 2018, në Tiranë, ekspertë te CEPEJ u takuan me Ministrinë e Drejtësisë, Prokurorinë e Përgjithshme, Shkollën e Magjistraturës si dhe partnerët kryesorë nga Euralius dhe USAID për të paraqitur dokumentet e CEPEJ për Shqipërinë me sugjerime konkrete për përgatitjen e një strategjie të IT-së (teknologjisë së informacionit) për sistemin e drejtësisë. Ky dokument është diskutuar dhe përmirësuar për të siguruar që do të jetë i dobishëm për organin e ardhshëm të qeverisjes së IT-së, i cili duhet të formohet së shpejti me një vendim të Këshillit të Ministrave, përgatitur nga Ministria e Drejtësisë. CEPEJ riafirmoi angazhimin e tij për të mbështetur autoritetet kombëtare në këtë proces duke ofruar më tej mbështetjen e saj nën dritën e praktikave më të mira evropiane për hartimin e Qendrave të ICT-së, përmirësimin e sistemit të menaxhimit të çështjeve të ardhshme dhe trajnimet e lidhur me IT-në në bashkëpunim me Shkollën e Magjistraturës.

Ky aktivitet u zhvillua nën projektin "Forcimi i efikasitetit dhe cilësisë së sistemit të drejtësisë në Shqipëri - SEJ II", i cili po zbatohet në kuadër të programit të përbashkët të Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës të titulluar "Instrumenti Horizontal për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë", i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Këshilli i Evropës dhe i zbatuar nga Këshilli i Evropës.

 

 

Tiranë 6 korrik 2018
  • Diminuer la taille du texte
  • Augmenter la taille du texte
  • Imprimer la page