Back Forcimi i edukimit të qëndrueshëm: Pjesëmarrja e Shqipërisë në Forumin Botëror për Demokracinë 2025

Forcimi i edukimit të qëndrueshëm: Pjesëmarrja e Shqipërisë në Forumin Botëror për Demokracinë 2025

Edicioni i 13-të i Forumit Botëror për Demokracinë, i mbajtur në Strazburg në datat 5–7 nëntor 2025, i organizuar nga Këshilli i Evropës, bëri bashkë një sërë palësh të interesuara për të diskutuar temën: "Demokracia në rrezik: si mund ta rigjallërojmë atë?"

Përfaqësues të projektit të Këshillit të Evropës "Forcimi i Edukimit për Qytetari Demokratike në Shiqipëri”, së bashku me ekspertë shqiptarë nga grupi i punës së projektit, morën pjesë në Forum.

Një sesion i dedikuar, i titulluar “Nga Krizat në Angazhimin Qytetar: A mund të jetë ndërtimi i qëndrueshmërisë së sistemeve arsimore një model për Inovacionin Demokratik?”, u organizua nga Departamenti i Edukimit i Këshillit të Evropës. Ky sesion u fokusua në implementimin e Paketës së Instrumenteve EDURES në Shqipëri dhe Itali.

Paketa e Instrumenteve EDURES (Edukimi në Kohë Emergjencash dhe Krizash), i zhvilluar në kuadër të Strategjisë së Edukimit të Këshillit të Evropës 2030 – “Nxënësit të Parët”, u prezantua si një kornizë praktike e krijuar për të ndihmuar sistemet arsimore të përgatiten, të reagojnë dhe të rikuperohen nga emergjencat si konfliktet, fatkeqësitë natyrore dhe pandemitë.

Përfaqësuesit shqiptarë kontribuan në mënyre aktive në diskutime, duke ofruar mendime të vlefshme mbi mënyrën se si konteksti lokal mund të formësojë dhe forcojë strategjitë e qëndrueshmërisë.

Kjo Paketë Instrumentesh është pilotuar në Itali dhe në Shqipëri, me angazhimin e shkollave të përfshira në projektin e Këshillit të Evropës "Forcimi i Edukimit për Qytetari Demokratike në Shqipëri", me mbështetje nga ekspertët e Institutit Ndërkombëtar të Sociologjisë (ISIG), ekspertëve shqiptarë dhe aktorë të përfshirë në sektorin e arsimit, me qëllim që të paraqesë praktikat më të mira ekzistuese në Shqipëri.

Gjatë Forumit, përfaqësuesit morën pjesë gjithashtu në punëtori interaktive, diskutime dhe ekspozita, duke paraqitur qasje inovative në edukimin demokratik dhe duke shkëmbyer përvoja me kolegët ndërkombëtarë.

 

*Projekti "Forcimi i Edukimit për Qytetari Demokratike në Shqipëri” zbatohet nga Këshilli i Evropës dhe financohet nga Agjencia Suedeze për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar (Sida).

Strazburg 10 nëntor 2025
  • Diminuer la taille du texte
  • Augmenter la taille du texte
  • Imprimer la page


 

Kontakte

 Sheshi Skenderbej,
Pallati i Kulturës, kati i 3-të,
Tiranë

 +355 4 45 40 201

E-mail