Back Nga Kuvendi i Shqipërisë i themi "Jo Diskriminimit"

Nga Kuvendi i Shqipërisë i themi

Kuvendi i Shqipërisë përshëndeti mbylljen e "Javës Kundër Diskriminimit" në një ngjarje publike ku u mblodhën deputetë të parlamentit, përfaqësues të organizatave ndërkombëtare dhe shoqërisë civile, aktivistë të të drejtave të njeriut etj., për të folur rreth përpjekjeve dhe progresit në dekadën e fundit në arritjen e të drejtave dhe lirive të barabarta për qytetarët e Shqipërisë. 10 vjet më parë në këtë ndërtesë, ligjvënësit shqiptarë votuan dhe miratuan Ligji "Për mbrojtjen nga diskriminimi" i cili rregullon zbatimin e parimit të barazisë, dhe themeloi Komisionerin për Mbrojtjen nga Diskriminimit për të siguruar më shumë të drejta të barabarta për grupet e cenueshme dhe luftimin e diskriminimit në fushën publike dhe private.

Kreu i Zyrës së Këshillit të Evropës në Tiranë, Znj Jutta Gützkow, ndau me të pranishmit rëndësinë dhe rolin e Këshillit të Evropës në mbështetjen e reformave kryesore në vend që garantojnë dhe avancojnë mbrojtjen e të drejtave të njeriut bazuar në standardet evropiane. "Ju mund të pyesni veten pse Këshilli i Evropës i jep kaq shumë rëndësi luftës kundër diskriminimit? So të thoja se nuk bëjmë dot ndryshe! Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut na detyron ta bëjmë këtë, konkretisht neni 14, i cili përcakton qartë se gëzimi i të drejtave dhe lirive do të sigurohet pa diskriminim në çfarëdo baze qoftë seksi, raca, ngjyra, gjuha, feja, mendime politike ose të tjera, origjina kombëtare ose shoqërore, apo qasja me një pakicë kombëtare", theksoi Gützkow.

Kryetari i Parlamentit, Z. Gramoz Ruçi, përshëndeti këtë iniciativë duke u përqëndruar në rëndësinë e përparimit të të drejtave të barabarta jo vetëm në kornizën ligjore, por edhe në shoqëri: "Diskriminimi duhet të luftohet në rrënjët e tij, duke filluar nga aspektet arsimore dhe kulturore, për punësim dhe veçanërisht duke punuar me rininë ... ”theksoi Ruçi.

Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi, Z. Robert Gajda, përshkroi përpjekjet, përparimin e bërë dhe gjithashtu sfidat për arritjen e një mbrojtje më të mirë të të drejtave të njeriut në 10 vitet e kaluara nga miratimi i Ligjit, veçanërisht për grupet e cenueshme. "Ajo që ne me të vërtetë synojmë të bëjmë nuk është e kufizuar në diskutimin e shembujve të suksesshëm të luftimit të diskriminimit, por gjithashtu t'i bëjmë institucionet të kuptojnë standardet dhe t'i zbatojnë ato në punën dhe praktikën e tyre të përditshme", tha Gajda.

Z. Taulant Balla, Kryetar i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, trajtoi rëndësinë e të pasurit ligje të mira dhe institucione të forta në garantimin e respektimit të të drejtave dhe lirive themelore në Shqipëri duke u përqëndruar në rezultatet dhe arritjet e rëndësishme që ligji solli në luftimin e diskriminimit në të gjitha sferat .

"Java kundër diskriminimit", një iniciativë e Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi në Shqipëri, e mbështetur nga programi i përbashkët i Bashkimi Evropian dhe Këshillit të Evropës ''ROMACTED: Promovimi i qeverisjes së mirë dhe fuqizimi i romëve në nivelin lokal" dhe programi i përbashkët i Bashkimi Evropian dhe Këshillit të Evropës ''Instrumenti horizontale për Ballkanin Perëndimor dhe Turqi" - projekti "Promovimi i diversitetit dhe barazisë në Shqipëri", u realizua përmes një serie ngjarjesh në të gjithë Shqipërinë për të promovuar parimet e barazisë, jo -diskriminimi dhe qeverisja e mirë, duke përfshirë të gjithë palët e interesuara, partnerët dhe aktorët e lidhur në fushën e luftimit të gjuhës së urrejtjes, antidiskriminimit si dhe fuqizimin e romëve.

 

 

 

Shqipëri 12 shkurt 2020
  • Diminuer la taille du texte
  • Augmenter la taille du texte
  • Imprimer la page