Back Mbështetja për romët në Shqipëri - veprime afatshkurtra që bëjnë diferencën

Në foto: Lehtësuesi i ROMACTED, Raxhi Rakipi; Burimi: Bashkia Elbasan

Në foto: Lehtësuesi i ROMACTED, Raxhi Rakipi; Burimi: Bashkia Elbasan

Detyrimi për të respektuar të drejtat e njeriut (Neni 1 i KEDNj) rrezikohet përgjatë krizave të emergjencës edhe pse qytetarët europianë mbrohen përmes së drejtës për jetën (Neni 2) pavarësisht masave përjashtimore të gjendjes së jashtëzakonshme që vendet anëtare mund të ndërmarrin (Neni 15). Gjithsesi, Romët në nevojë mund të përmballen me rreziqe të shumta përgjatë shpërthimit pandemik të tanishëm të Covid-19 dhe zbatueshmëria e të drejtave (Nenet 2, 5, 14) parashikuar në Konventën Evropiane të të Drejtave të Njeriut nevojitet të monitorohet nga afër.

Nën këtë prizëm, Programi i përbashkët i Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës ROMACTED ka ndjekur situatën emergjente të pakicës Rome në nivel vendor në Shqipëri. Përpos vlerësimit të nevojave dhe hartëzimit të çdo konteksti vendor, lehtësuesit e Programit ROMACTED kanë bërë thirrje për veprime prej autoriteteve vendore duke e vendosur theksin në aksesin në ujin e rrjedhshëm dhe dezifenktimin në vendbanimet Rome si edhe nevojën me furnizime higjenike dhe ushqimore për familjet në nevojë. Përmes mobilizimit dhe bashkëorganizimit me bashkitë partnere, Instituti i Kulturës Rome në Shqipëri (IRCA) dhe lehtësuesit kanë ndërmarrë disa ndërhyrje afatshkurtra. Si rezultat, 300 familje janë ndihmuar në bashkitë e Elbasanit, Korçës, Përmetit dhe Roskovecit përgjatë muajit Mars, ndërkohë që 118 familje janë mbështetur prej Bashkisë Vlorë përpos kërkesës së lehtësueses. Kjo ndihmë emergjence do të mundësojë familjet të përballojnë efektet ekonomike të masave shtrënguese për shkak të krizës shëndetësore të covid-19

Burimi: Bashkia Elbasan

Çdo ndërhyrje mund të jetë një pikë ujë në oqeanin e nevojave në nivelin vendor, por mund të bëjë diferencën në një kohë krize. Përpjekjet e vazhdueshme midis pakicës Rome dhe autoriteteve vendore do të ndihmojnë në tejkalimin e krizës për të siguruar që të drejtat e njeriut për Romët nuk lihen mënjanë gjatë emergjencave publike.

 

  Shiko video të shkurtra rreth aksioneve në Elbasan and Vlorë.

Shqipëri 30 mars 2020
  • Diminuer la taille du texte
  • Augmenter la taille du texte
  • Imprimer la page