Back

Ministrja e Arsimit dhe Sportit rikonfirmon bashkëpunimin me Këshillin e Evropës në fushat e edukimit të qytetarisë demokratike dhe të të drejtave të njeriut

Tiranë 27 tetor 2021
  • Diminuer la taille du texte
  • Augmenter la taille du texte
  • Imprimer la page
  • Imprimer en PDF
Ministrja e Arsimit dhe Sportit rikonfirmon bashkëpunimin me Këshillin e Evropës në fushat e edukimit të qytetarisë demokratike dhe të të drejtave të njeriut

Kreu i Zyrës së Këshillit të Evropës, Jutta Gützkow, është takuar sot me Ministren e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi, për ta informuar atë mbi arritjet e projektit “Forcimi i Edukimit për Qytetari Demokratike në Shqipëri”, i cili zbatohet nga Këshilli i Evropës dhe financohet nga Agjencia Suedeze për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar.

Diskutimi u fokusua në kurset e trajnimit në internet të Këshillit të Evropës për mësuesit në lidhje me zhvillimin e shkollave ndërkulturore dhe përdorimin e mediave sociale si një mjet edukativ për demokracinë, në edukimin e qytetarisë dixhitale për të fuqizuar fëmijët përmes edukimit dhe përvetësimit të kompetencave në një shoqëri dixhitale, dhe në zgjerimin e rrjetit të shkollave pilot për një model shkollor gjithëpërfshirës dhe demokratik.

Ministrja dhe Kreu i Zyrës ranë dakord të vizitojnë së shpejti një shkollë pilot për të dëgjuar nga mësuesit, fëmijët dhe prindërit se si ata kontribuojnë në krijimin e një mjedisi mësimor më gjithëpërfshirës dhe më të përshtatshëm për të gjithë fëmijët.

Ministrja Kushi vlerësoi rëndësinë e mbështetjes së Këshillit të Evropës për sektorin e arsimit dhe konfirmoi vazhdimin e bashkëpunimit.

 

 

 


Kontakte Kontakte

 +355 4 45 40 201

E-mail