Back Njoftim për Median: Diskutim publik, “Siguria dhe mbrojtja e gazetarëve: ndarja e standardeve dhe adresimi i sfidave të përbashkëta”

Njoftim për Median: Diskutim publik, “Siguria dhe mbrojtja e gazetarëve: ndarja e standardeve dhe adresimi i sfidave të përbashkëta”

Një diskutim publik me temë “Siguria dhe mbrojtja e gazetarëve: shkëmbimi i standardeve dhe adresimi i sfidave të përbashkëta” do të organizohet në datën 16 dhjetor – ora 09:30, në ambientet e Hotel Tirana International – salla Balsha. Aktiviteti do të mbledhë gazetarë, deputetë, përfaqësues të lartë të gjyqësorit, agjencive të zbatimit të ligjit, organeve të barazisë dhe shoqërisë civile për të diskutuar sfidat kryesore që lidhen me mbrojtjen e gazetarëve dhe masat mbrojtëse të rëndësishme për punën gazetareske.

Fjalët e hapjes do ta mbahen nga Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, H.E. Luigi Soreca, dhe Kreu i Zyrës së Këshillit të Evropës, Jutta Gützkow. Folësi kryesor i aktivitetit do të jetë Matthew Caruana Galizia, djali i gazetares malteze të vrarë, Daphne Caruana Galizia, ndjekur nga një diskutim i hapur.

Ky aktivitet organizohet nga qendra ‘Res Publica’ me mbështetjen e projektit "Liria e shprehjes dhe liria e Medias në Shqipëri" (JUFREX 2), pjesë e programit të përbashkët të Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës “Instrumenti Horizontal për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë 2019-2022".

Programi i aktivitetit

Për informacion

Av. Dorian Matlija, Drejtor ekzekutiv i "Res Publica"; email: [email protected]; mob:+ 355 (0) 699 40 88 75
Besnik Baka, Oficer komunikimi - Instrumenti Horizontal II; email: [email protected]; mob. +355 (0) 692 17 84 30

 

 

 

Tiranë, Shqipëri 15 dhjetor 2021
  • Diminuer la taille du texte
  • Augmenter la taille du texte
  • Imprimer la page