Back Trajnerët lokalë në Ballkanin Perëndimor përgatiten për të mbajtur kurse online mbi “Lirinë e shprehjes” dhe “Mbrojtjen dhe Sigurinë e Gazetarëve”

Trajnerët lokalë në Ballkanin Perëndimor përgatiten për të mbajtur kurse online mbi “Lirinë e shprehjes” dhe “Mbrojtjen dhe Sigurinë e Gazetarëve”

Standardet e Këshillit të Evropës për lirinë e shprehjes mund të zbatohen në mënyrë më efektive duke ofruar trajnime të kësaj fushe për aktorë të ndryshëm në nivel vendor si gjyqtarë, prokurorë, avokatë, oficerë policie ose studentë të cilët më pas mund të zbatojnë këto standarde në angazhimet e tyre aktuale apo të ardhshme. Kjo do të kontribuojë në krijimin e një mjedisi të favorshëm për të ushtruar lirinë e shprehjes dhe lirinë e medias në nivel vendor.

Kurset online mbi “Lirinë e shprehjes” dhe “Mbrojtjen dhe Sigurinë e Gazetarëve” janë zhvilluar nga projekti i përbashkët i Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës “Liria e shprehjes dhe liria e mediave në Evropën jug-lindore (JUFREX)” dhe në bashkëpunim me programin HELP të Këshillit të Evropës, me mbështetjen e ekspertëve të dalluar, përfshirë juristë nga Regjistri i Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Trajnimi për trajnerë mbi metodologjinë për zbatimin e kurseve online u mbajt në datat 9 dhe 10 nëntor, me qëllim që trajnerët e ardhshëm- gjyqtarë, prokurorë dhe profesorë universitetesh të pajisen me aftësitë teknike të nevojshme për të drejtuar kurse trajnimi online në nivel vendor.

Si rezultat, partnerët e projektit JUFREX do të jenë në gjendje të ofrojnë kurse mbi ”Lirinë e shprehjes” dhe “Mbrojtjen dhe Sigurinë e Gazetarëve” duke përfshirë standardet ndërkombëtare dhe kornizat legjislative dhe institucionale vendore si dhe praktikat në Ballkanin Përendimor. Këto kurse do të ofrohen nga ana e insitutcioneve vendore trajnuese për profesionistë ligjor (Akademitë e Drejtësisë) dhe universitetet gjatë 2021/2022 dhe do të përdoren si mjet për të plotësuar materialet tradicionale arsimore të përdoruara në edukimin juridik. Zhvillimi i kapaciteteve të partnerëve kryesorë për zbatimin e këtyre kurseve do të sigurojë një qëndrueshmëri afatgjate, përtej jetëgjatësisë së projektit.

Ky aktivitet u organizua në kuadër të projektit “Liria e shprehjes dhe liria e mediave në Evropën Jug-Lindore (JUFREX)” që është pjesë e programit të përbashkët të Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës "Instrumenti Horizontal për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë 2019-2022".

 

 

 

online 9-10 nëntor 2021
  • Diminuer la taille du texte
  • Augmenter la taille du texte
  • Imprimer la page