Back Përkujtimi i 8 prillit, Ditës Ndërkombëtare Rome, në Shqipëri

8 prilli, Dita Ndërkombëtare Rome, festohet prej komunitetit rom në të gjithë botën për të përkujtuar Kongresin e Parë Botëror Rom më 1971 kur romët filluan ngritjen si një komb, duke shprehur vetëvendosjen e tyre dhe dëshirën për njohjen sociale dhe politike.
© Dejvi Koci (pjesëmarrës)

© Dejvi Koci (pjesëmarrës)

Dita Ndërkombëtare Rome u festua këtë vit në një moment kur bota është e bashkuar për të luftuar virusin e COVID-19. Si një ditë e rëndësishme dhe kuptimplotë, ekipi ROMACTED në Shqipëri, prezantoi ekspozitën virtuale “Misto avilen me khereste /Mirëseerdhët në shtëpinë time” për të shënuar 8 Prillin përgjatë këtij shpërthimi pandemik më 2020. Të rinjtë rom pjesëmarrës shndërruan shtëpitë e tyre në galeri për të shfaqur punimet individuale, që reflektojnë botën e tyre shpirtërore dhe vlerat shoqërore të tolerancës, solidaritetit dhe bashkëekzistencës.

Orsiola Kurti, Oficerja e Projektit ROMACTED në Tiranë, dhe Sead Kazanxhiu, Artist Vizual dhe lehtësues i ROMACTED, morën pjesë në transmetimin televiziv të A2 CNN më 08 prill përmes Skype-it. Zj. Kurti u ndal tek arritjet e programit si në nivelin komunitar dhe në nivelin e politikave, me fokus në Planet Vendore për Integrimin Rom dhe Udhëzuesin Kombëtar për Buxhetim me Përgjigjshmëri Rome në Nivel Vendor:

“Buxhetimi me Përgjigjshmëri Rome ndihmon autoritetet vendore në Shqipëri për t’iu shërbyer grupeve më në nevojë gjatë krizës së Covid-19 dhe aksesi i romëve në shërbimet e ujit të pijshëm dhe kushteve të denja të strehimit është domosdoshmëri” u theksua prej saj.

 

Z. Kazanxhiu paraqiti trashëgiminë e Ditës Ndërkombëtare Rome dhe shpjegoi rëndësinë e festimit të saj në këtë kohe krize, duke e vënë theksin tek vetë-fuqizimi i pakicës rome dhe promovimi i punës artistike të të rinjve rom. Ekspozita virtuale “Misto avilen me khereste /Mirëseerdhët në shtëpinë time” shërben si një mënyrë shtesë për të tërhequr vëmendje të shtuar kundrejt nevojave të pakicës rome në Shqipëri.

Nisma u mbështet prej Institutit të Kulturës Rome në Shqipëri (IRCA) nën projektin e përbashkët ROMACTED të Bashkimit Evropian/Këshilli të Evropës “Promovimi i qeverisjes së mirë dhe fuqizimit rom në nivelin vendor”.

Për më tepër informacion, ekspozita virtuale “Misto avilen me khereste /Mirëseerdhët në shtëpinë time” gjendet këtu si edhe transmetimi televiziv në A2 CNN gjendet këtu.

 

 

Shqipëri 8 prill 2020
  • Diminuer la taille du texte
  • Augmenter la taille du texte
  • Imprimer la page